Vdekja jonë

        I.

Pa shijmë, shijmëzë detar
Mi lundër venetiku!
Zu po dremit vetëtimtar
Ndajnatë-Adriatiku.

Dhe po të pres me shpirt të vet
Të vemi dal-nga-dale
Ku-i jep mëshirë-i tmershmi det
Së pamëshirshmes vale…

        II.

Ërgjënd’ i hënës vajzëror
U ndes me gur të shtrentë,
Po ndrin kaq heshtur e paqtor
Nër funde uj’i shentë.

E përmi detin që pushon
Del Vashëza dhe Trimi…–
Dh’ashtu filluam më të von
Një këngë dëshërimi.

        III.

Zu po ngre valë-i tmershmi det,
Qëndresa-i humb shkëndijat…
Pa shij-i motër, syt’ e vet
Si ngjajnë me të mijat!…

Që sot, ti botë do mbash zi
Një Mall që vdes përjetë:
Tërheq dy veta uj’ i zi
Dh’ i tret posi një vetë…

Lasgush Poradeci

Ylli i zemrës (1937)