rreth faqes

Fletë varg është një antologji e poezisë shqipe.

Është një përpjekje vetjake, ndaj edhe këndvështrimi në përzgjedhjen e vargjeve të sjella këtu mbetet i tillë.

Në fletore ka edhe dy rreshta informacion mbi autorët, mbledhur nga pika publike referimi, që më së shumti reflektojnë mendimin e kritikës ndër vite për autorët.

Sugjerimet mund të bëhen në faqen kushtuar komenteve.

Ergys Petriti

Tiranë, vjeshtë 2014

————

Shënim: Ky sajt përmban edhe lëndë që mbulohet nga e drejta e autorit. Kjo lëndë është sjellë këtu në përdorim të qartë për qëllime njohjeje, promovimi dhe edukimi, bazuar në Artikullin 10 të Konventës së Bernës, ratifikuar me Dekretin nr. 487, datë 9.3.1993 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bernës ‘Për mbrojtjen e veprave letrare dhe artistike'”, si dhe në Nenin 26 (a) dhe Nenin 27 të Ligjit nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”.