XII. Fýelli.

Pa dëgjó fyellin ç’ thotë,
Tregón mërgímët’ e shkretë,
Qahet nga e zeza botë,
Me fjálëzë të vërtetë :

Që kur se më kanë ndarë
Nga shok’ e nga miqësija,
Gra e burra kanë qarë
Nga ngashërimat’ e mija !

Krahërorë e kam çpuar,
E kam bërë vrima vrima,
Dhe kam qarë e kam rënkuar
Me mijëra psherëtima !

Dhe me botën’ e gëzuar
Bënem shok edhé mar pjesë,
Dhe me njërës të helmuar
Bënem mik me besa-besë.

Puna si do që të bjerë,
Unë qanj me mallëngjime,
Më ç’ do vënt e kur-do-herë
Psherëtín zë́mëra ime !

Gjithë bota më dëgjojnë,
Po së jáshtësmi më shohin,
Dëshirën s’ ma kupëtojnë,
Zjarr’ e brë́ndësmë s’ mà njohin!

Njérëzit me mua rrinë,
Unë qanj e mallëngjehem,
Po dufn’e pshehtë s’ mà dinë,
Andáj kurrë s’ përdëllehem.

Gjith’ atá që janë ndarë,
Fýellit shokë jùbënë.
Shkállët’ e ti disâ farë,
Na shkalluan mëndjen tënë.

O rremét’ i njerëzîsë !
Zër’ i fýellit s’ ësht’ erë,
Ky ‘shtë zjar’i dashurisë,
Që i ra kallamit mjerë !

I ra qíellit, e ndriti,
I ra zë́mërsë, e nxehu,
I ra verës, e buçiti,
I ra shpirtit, dhe e dehu.

I dha erë trëndafilit,
I dha dritë bukurisë,
I dha kë́ngëtë bilbilit,
I dha shije gjithësîsë.

Ajý zjar ra dhe në qiej,
Edhé duke përvëluar,
Ubënë kaq’ yj e diej,
Që i mba Zoti ndër duar.

Nga ky zjar Zot’ i vërtetë,
Që ka ngrehur gjithësînë,
Hoth një shkëndijë në jetë,
Dhe bëri soje njerinë.

O moré Zjar i bekuar !
Unë me ty jam përzjerë,
Pa jam tretur e kulluar,
Po të kam shpirt, mos më lerë.

N. H. F. [Naim Frashëri]

Luletë e verësë (1890)