XIII. Zë́mëra.

Retë kur bë́nenë sterrë,
Edhé era kërcëllimë,
Dheu bë́netë skëterrë,
Edhé qjelli vetëtimë,

Zë një shi me rrëmbím shumë,
Që xbret nga ret’ e mbyt dhenë,
Bije qíejshit si lumë,
Pa vete të gjenjë denë.

Vijnë përrënjt’ e rrëketë,
Edhé uj’ i trumbulluar
Vë përpara ç’ gjë̂ të jetë,
E ç’ gjen mb’ udhë duke shkuar.

Ashtú dhe zë́mëra ime
Nxer gjëmím’ e vetëtima,
Zjar e flak’ e mallëngjime,
Derdh gjaknë me psherëtima.

Nj’ avull ngríhetë përpjetë
Pej zë́mërsë ngahá zjari,
Edhé lottë si rrëketë
Dérdhenë syvet së qari !

O miz’ e mbýturë nd’ ujë !
Djell’ i shprésësë në daltë,
Do pushojë kjo rrëmujë,
E nukë mbetesh në baltë.

Shiu bje dheu gjelbërohet,
Dhe vera vjen e gjen varrë,
Varri me fletë mbulohet,
Dhe rrëkeja shkon tà marrë !

O det i thell’ e pa anë !
Që ke brënda gjithësînë,
Nga ti dalin gjithë ç’ janë,
Edhé prapë tek ti vinë.

Gjer sa të vinj’e të bjerë
Pik’ e shpirtit t’ im si lumi,
Në det të math e të gjerë,
Zëmrën t’ime s’e zë gjumi !

N. H. F. [Naim Frashëri]

Luletë e verësë (1890)