hyrje

Fletë varg është një antologji poetike dhe një fletore kushtuar vargut shqip.

Me moton një ditë, një poezi – një muaj, një autor dhe në nderim të emrave që kanë lënë gjurmë në letrat shqipe, çdo muaj do t’i kushtohet një autori.

Në frymën një ditë, një fletë nga fletoret e poetëve, kjo antologji e poezisë shqipe pasurohet çdo ditë me një poezi të re. Anash gjenden fletët e reja, një listë e shkurtër e poezive të publikuara së fundmi. Për t’i lexuar gjithë postimet e reja varg, kliko fletët poetike tek menyja kryesore.

Fokusi i këtij sajti është verbi poetik, ndaj këtu do të gjejë pasqyrim çdo autor me ato vargje që gëzojnë cilësinë përfaqësuese të përfshihen në një prezantim antologjik.

Anash gjenden fletoret e autorëve, ku gjenden të mbledhura bashkë tërë publikimet e secilit autor. Titujt jepen në rend alfabetik tek pasqyra e lëndës. Ato freskohen krye çdo muaji, pasi publikimi i përzgjedhjes antologjike të poezive të një autori mund të vazhdojë edhe shumë kohë pas botimit fillestar.

Për lehtësi shfletimi, poetët e përfshirë në antologji ndahen në kategori historike, siç njihen edhe në historinë e letërsisë shqipe, (shih periudhat në menynë kryesore). Tek kjo faqe është i përfshirë edhe zëri i veçantë i poezisë popullore. Ndërsa lista e plotë e gjithë autorëve të publikuar gjendet tek indeksi.

Fletë varg është një sajt i hapur e përherë në ndërtim. Për sa kohë të vazhdojë të shkruhet poezi shqip, i tillë do të mbetet. Në rastin kur vizitori vjen këtu dhe nuk e gjen autorin e preferuar, le të bëjë durim – do të publikohet më vonë. Kë s’ka durim, e këshilloj të shkojë në librari dhe të blejë librat e autorit që aq fort pëlqen, (natyrisht, kur bëhet fjalë për poezitë e të tjerëve e jo të vetat).

Kush kthehet herë pas here këtu dhe i pëlqejnë poezitë që lexon, të kujtdo autori qofshin, ndërtuesi i këtij sajti e këshillon dhe e nxit t’i mbështesë edhe më tej autorët dhe botuesit e tyre dhe të blejë librat e botuar.

Lexim të këndshëm!

autori