Retë kur bë́nenë sterrë, Edhé era kërcëllimë, Dheu bë́netë skëterrë, Edhé qjelli vetëtimë, Zë një shi me rrëmbím shumë, Që xbret nga ret’ e mbyt dhenë, Bije qíejshit si lumë, Pa vete të gjenjë denë. Vijnë përrënjt’ e rrëketë, Edhé uj’ i trumbulluar Vë përpara ç’ gjë̂ të jetë, E ç’ gjen mb’ udhë duke … Vazhdoni leximin e XIII. Zë́mëra.
XII. Fýelli.
Pa dëgjó fyellin ç’ thotë, Tregón mërgímët’ e shkretë, Qahet nga e zeza botë, Me fjálëzë të vërtetë : Që kur se më kanë ndarë Nga shok’ e nga miqësija, Gra e burra kanë qarë Nga ngashërimat’ e mija ! Krahërorë e kam çpuar, E kam bërë vrima vrima, Dhe kam qarë e kam rënkuar … Vazhdoni leximin e XII. Fýelli.
XI. Abas-Aliu.
Ëngëll ! që m’uqase pranë, Nga i madhi Zot, Pse më rrëfén Qerbelanë ? A do të derth lot ? O moj fush’ e Qerbelasë ! Që më rri ndër sy, Plot me gjak, t’ Ali-Abasë ; Vallë ç’ësht’ ajý ? Ç’ësht’ajý që shkon kaluar, Ikën si veriu, Me dy-tri … Vazhdoni leximin e XI. Abas-Aliu.
X. E zonj’e fatit.
O moj plaka lozonjare, Që ndjek fatn’e njerëzisë, Dhe mas’e peshë s’ ke fare, Po me shkop të marrëzisë. Moj, po me ç’sy e me ç’ faqe Më qasesh prap’e më çfaqe ? Të shoh që vjen po si hie, Nga dale, si qen i qetë, Edhé hi syvet më shtie, T’u thaft’ … Vazhdoni leximin e X. E zonj’e fatit.
IX. Përpara Kríshtitë.
Djalëth njeriu i Perëndisë Fytyra jote mua më tregón, Ah ! të këqíat’e njerëzîsë, Që ka punuar edhé po punón. Se kjo fytyrë Është pasqyrë Dhe na rrëfén, E s’ na gënjén ; Gjithë ç’ ka hequr njeriu i mjerë, Nga veth’e tinë; a nga i vëlláj, Që kanë vrarë edhé … Vazhdoni leximin e IX. Përpara Kríshtitë.
VIII. Ujët’ e bekúarë.
Jákëni këtú o shokë, Mblídhuni kokë për kokë, Pini të bë́hemi trokë, Të na shohë Perëndija ! Këtéj e tutje s’ gënjehem, Me të rreme më̂ s’ rrëmbehem, Dua të pî e të dehem. Ku ‘shtë vera dhe rakija ? O újëthit e bekuar ! Nga qjelli na ke buruar? Zoti … Vazhdoni leximin e VIII. Ujët’ e bekúarë.
VII. Besojmë.
Besojmë Zotnë q’ësht’i vërtetë. Se gjithë ç’ shohëm ësht’ay vetë, Dhe falëtore kemi njerinë, Atjéth e gjëjmë dhe Perëndinë. Ëngjëllë dúketë vetij’e mirë, Dhe djalli është pun’e pështirë. Njeriu s’ vdes, po vetëm ndërrohet, Dhe shpirt i ndyrë kurrë s’gëzohet. Njerin’ e bëri Zoti të lirë Po duhet kurdo të bënjë mirë Dhe i dha … Vazhdoni leximin e VII. Besojmë.
VI. Dit’ e zezë.
Ugdhí një ditë, një dít’ e zezë, Ëngjëllit’ gjithë me lot po qanin, Përpara Zotit shihnin një rezë, Rrinin tmeruar edhé zi mbanin, Dheu qe mbuluar me nj’errësirë, E tërë bota ish egrësuar. Díelli e hëna ishinë nxirë, Qíelli ishte i trumbulluar, Ish bërë sterrë tej-përtêj-jeta, E ishte një … Vazhdoni leximin e VI. Dit’ e zezë.
V. Zë́mëra.
Fuqi’ e Perëndisë Duketë tek do, Se shpirt’i gjithësisë Po është ajó. Ajó ‘shtë gjithë ç’janë, Është në ç’do vënt E dúket më ç’do anë, Në trup e në mënt. E shóhëmë në qiej Në shi e në rê. Ndë hën’ e në për díej Ësht’ë edhé në dhê, Më tepër zëmrën t’ënë Atë́ kâ … Vazhdoni leximin e V. Zë́mëra.
IV. Për se ?
Pse s’ vjen! o dit’ e mirë! Pse vallë nukë vjen ? Gjer kur në errësirë? Mos Zoti të pëlqén? As hidhe gardhë, Dhe shpejtó pakë, O dit’ e bardhë. Dhe jakë, jakë, Se të pres, Núkë vdes. Jak’ o dit’e uruar ! Që lind nga perëndón, At an’ e ke ndrituar, E ne pse … Vazhdoni leximin e IV. Për se ?
III. Dit’ e rê.
Sot është një dit’ e rezë që përsëritetë moti Lint vera, lint ngrohtësija, lint Aliu vetë Zoti, Është një dit’e bekuar, që rrjeth qjejshit bukurija, Del në shesht zot’i vërtetë, rrëfén futýrën’e e tija Ngjallen të vdékurit gjithë, mal’ e fusha gjelbërojnë, Qjelli qesh, dheu gëzohet, dhe lúletë lulëzojnë Thonë dímëri na prishi, po s’ … Vazhdoni leximin e III. Dit’ e rê.
II. Koh’ e shkuarë.
Kam pushuar, jam qetuar, Dhe ri më nj’an’e derdh lot. Me zëmrë të përvëluar, Me helm me hidhërím plot. Si zogu, kur bje e fryn Dheu mbúshetë me dborë, Nën’ shtrehët i mjeri hyn. Pi i varfërth e i gjorë, Shoh dëbórënë që bije, Edhé zinë që ka rënë, … Vazhdoni leximin e II. Koh’ e shkuarë.
I. Jeta.
Sa e dua gjithë jetën ! Se atjé gjenj të vërtetën. Yjtë, hënën, hapësirën, Të múgëtit, natën, ditën, Mëngjezë, djéllinë, dritën, Mbrëmën, dh’ atë́ errëcirën. Natën, kur ësht’e qetuar, Edhé gjësendi s’ dëgjonet ; Qjellin kur ësht’i qëruar, E hapësira ndritonet. A kur hapen herë herë Ret’ e zeza sterrë nd’erë. Vapën, vjeshtën, dimrin, verën, … Vazhdoni leximin e I. Jeta.
Nëse s’ke fjetur…
Mbi liqenin e mbrëmjes, shelgjet panë në pasqyrë si hëna u zgjua... Nëse ende s’ke fjetur, merre hënën brenda, bashkë me të dhe mua...Alma Papamihali Shtegtim pulëbardhe (2009)
Orë të ndryshme
Sa herë ke shkuar ende pa ardhur, Orët e tua i kam urryer, Ti flet e flet me botën tënde, Por shans s’më dhe për t’i shkëmbyer... S’e more ndër duar timen botë, Të ndieja dhe unë tiktaket e tua, S’kish rëndësi në ishte zemër, A jotja orë që … Vazhdoni leximin e Orë të ndryshme
Netët e poetit
Ndodh shtratit të ndihesh vetëm, Kur je martuar me poet, Por dy jastëkë kurrë nuk janë tepër Dhe nëse shpesh s’shtrihen dy vetë. Ndodh që netëve yjet nuk zgjohen, As hëna si argjend s’përmendet, Ndaj dhe poeti rri e thur vargje, Që një kuptim natës t’i gjendet.Alma Papamihali Shtegtim … Vazhdoni leximin e Netët e poetit
Mbështillju kohës sime
Rrugës hedh hapat nxituar, Si të më ndiqje dhe ti nga pas, Vështrimi pas më mbetet mua, Dëshirë pafund, pak të të ngas... Gjithçka e heshtur muzgut që bie, As hije s’munda dhuratë të lë, Nuk ishte dielli që po kërkoja, Por pakëz kohë, me ty në të...Alma Papamihali … Vazhdoni leximin e Mbështillju kohës sime
Fundvjeshtë
Sonte do hesht... Jam pemë fundvjeshte, me të vetmen gjethe në buzë të ngrirë... Ndaj sonte do hesht, që të kem ç’të them kur para meje të shfaqesh ti... e unë të flas, (përsëri do flas), edhe pse jashtë kudo, bora do jetë shtrirë...Alma Papamihali Shtegtim pulëbardhe (2009)
Dashuria ime
Të kujtohet nata pas pemës së tharë, kur nisa të qaj, mos kush na kish parë, kur lotët m’i fshije, shkujdesur më thoje, për ty isha ëndërr, marrosur më doje... Të kujtohet dita kur isha parritur, e ëmbël më thoje, për ty kisha zbritur, hënën të gjysmuar, vetëm kisha lënë, nga qielli i shurdhër, mbi … Vazhdoni leximin e Dashuria ime
Emigranti
Diku veç në tavolinën me mbulesë të bardhë shtruar, birrë të huaj ke përpara dhe një pamje të menduar. Ulur rri dhe i vetmuar, në një qoshe të lokalit, shoku yt s’duket përballë, për çdo mbrëmje qahesh mallit. Dritat fiken një nga një, në një lagje të panjohur, gjithçka akullngrirë shijon, vetëm birra është e … Vazhdoni leximin e Emigranti
Stoli i vjeshtës
Nëse një ditë do ndihesh ftohtë, Qilim i vjeshtës të jetë zbuluar, Gjithçka përreth të ndihet zhveshur, Aty do jem, s’të kam harruar. Do marr me vete stolin e drunjtë, Aty-këtu me germa gdhendur Ca data puthjesh shkarravitur, Nuk skuqem më, për t’i përmendur. Nëse një ditë do ndihesh … Vazhdoni leximin e Stoli i vjeshtës
Oazi yt
Pranë teje vetë dielli ndihet shkopsitur, ndaj nxehtësia ndryshe përshkon... Ndërkohë që Saharaja të ulet ndër buzë, oazin e fundit tek unë kërkon...Alma Papamihali Shtegtim pulëbardhe (2009)
Humbur
Nuk është rastësi kjo ditë shndërruar në gri, Një diell mëngjesi që s’u duk aspak, Ëndrrës së sotme s’u pa fëmijëri, Veç gjethe të rëna që shtruan në park. Një vjeshtë që erdhi më herët se ti, Një det që përtoi të lëvizë dhe valët, Vetmuar u ndjeva në verën … Vazhdoni leximin e Humbur
Mos më prit
... Por ti sonte mos më prit! Edhe lumenjtë ndonjëherë Duken sikur flenë, Kur duan të derdhen Dhe s’arrijnë... Vërshojnë shpesh E ndryshe flasin Kur me të tyret ujëra Këmbë-krye shkrijnë. ... Por ti sonte mos më prit! Edhe parqeve ndonjëherë Të lartat pemë, Me të kuqërremtat flokë, Vuajnë të përqafohen... E ndërsa rrëshirë zbret … Vazhdoni leximin e Mos më prit
Dehemi një herë
Ej, ti, i uluri atje tutje, Mbushma dhe mua një gotë, Mos më pyet me çfarë, Kurrë s’kam provuar të dehem, Madje as kam pirë Ndonjëherë më parë... Por sonte e bardha natë Prehrit më qenka ulur, E letrës më duhet errësirë, Ndaj mbushma një gotë, (bashkë dehemi) I dehuri thonë, nuk sheh aq mirë... … Vazhdoni leximin e Dehemi një herë
Tëndja botë
Ndonjëherë, Bota duket e vogël, Sa mundesh ta mbash në duar, Ëndrrës veshja i zbardhet, Ndaj mundet ta shohësh Dhe zgjuar... Dita të duket sekondë, Dhe orëve vlera u humb, Ndonjëherë, Kërkon të pamundurën, Por s’mundesh Ta gjesh askund... Ndonjëherë, Por vetëm ndonjëherë, Arrin të mbash Dhe botën në duar, Ti pret që qielli Kokën … Vazhdoni leximin e Tëndja botë
Morali
Mbeta një njeri i moralshëm në jetë, përderisa s’jetova ashtu siç doja vetë.Alma Papamihali Shtegtim pulëbardhe (2009)
Dy
Dy, Fillimi i gjithçkaje, Dy, Përbëjnë një të plotë, Dy, Arrijnë ku një s’mundet, Dy, Pinë dhe nga një gotë. Dy, Krijojnë një histori, Dy, Përbëjnë një ekstrem, Dy, Zgjidhin një fjalëkryq, Dy, Shndërrohen në problem.Alma Papamihali Shtegtim pulëbardhe (2009)
Lutja e fluturimit
E fundit imja lutje, ka qenë të fundit fluturim, kur retë-fëmijë më silleshin rrotull, e qielli, puthje mëngjesesh, shndërruar për zgjim... E nisa të flas fare ulët, pothuajse e mekur, dhe pa-zë, në moment dashurova dhe gurët, e lusja tokë, të shtrihesha mbi të... Dhe m’u duk gjithçka qesharake, ndonjë zënkë e mbrëmjes, (vërtet pa … Vazhdoni leximin e Lutja e fluturimit
Përsëri ne
Lexoja prej ditësh Të njëjtën faqe, Mbaja përthyer cepin E së njëjtës fletë, Lëkundesha në të njëjtin vend, Si guaska prej valësh, Me shtëpizë në det. Dëgjoja prej ditësh Të njëjtën muzikë, Kërceja të njëjtin ritëm Përsëri... përsëri... përsëri, Ashtu si hëna me diellin, Që thonë prej vitesh, Bëjnë bashkë dashuri. Dhe ashtu muzikë-humbur, Ktheva … Vazhdoni leximin e Përsëri ne
Mollë dimri
Kur të kesh tradhtuar një herë, gjithçka do duket tjetërsuar, memories do kërkosh të shkuarat ditë t’i flijosh, apo t’i mbysësh me të tuat duar... Pa ndryshe do nisësh të shijosh të ndaluarën mollë që dimrit veç për ty piqet, dyshimshëm, do shohësh kalimtarët, por nga mendja, i fundit imazh, kurrë s’do të hiqet...Alma Papamihali … Vazhdoni leximin e Mollë dimri