Arkiva Kategorish: Lasgush Poradeci

Kënga pleqërishte

O këngë pleqërishte! Ti vjersh’ e Vëndit t’em! Ti fjalë që më dhimbsesh e që më bën ujem! Tashi jam dëshëruar së largu të më vish: Dëgjoju, as dëgjoju! moj këngë pleqërish! ………………………………………………. … Në hije të kasolles që nxin … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Më zu një mall

Më zu një mall dhe sot, E s’mund t’a shuaj. Ri vasha largë-o Zot, Që kaq po vuaj. Kalojnë kot më kot Muaj me muaj. S’vjen vasha sot as mot, Pa heq e vuaj. Nuk vjen, e më s’di dot … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Eja, motër

          I. Kur vjen të múgëtit e qetë Që nëpër pyj e nëpër male, Në shpirtin t’im pushon çdo jetë E bije nata me-nga-dale. Ahere çduket yll’ i ditës T’u dredhur héshtazi në natë, Dh’e mbyll vështrimin vetëditës Prej hapësirës … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Gjuha e zjarrtë

O gjuhë-e shentëruar, o mall me shpirtin plot. O vetëtim’ e qjellit që fërfëllon me flakë, O djellë-i llaftaruar që ndrin si pikë lot… Si pikë lot e ndritur po ndrij në reze t’uaj, Po ndrij e papandehur po qaj … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Kush po shkon ashtu

(Trimi dhe Vasha) Kush po shkon ashtu me bujë? Kush po vjen ashtu për ujë? Po shkon trimi si dragua, Po vjen vasha për në krua. Në mëngjes në mugëtirë Ngrihet vasha që pa gdhirë. Ngrihet trimi-i dëshëruar Në mëngjes … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Vate prilli

Vate prill’ i trimërisë, Më zu maj i dashurisë. M’u shti vashëza në gjumë, E-ëmbla-mi-shoqe-shumë. Do t’a mar t’a kem për fare Moj lesh-verdhën-lozonjare. Ah! lesh-verdhëza-si-ftua, Gji-mburuara-si-krua, Shtat-lëkundura-pallua Ç’më ka përvëluar mua. Lasgush Poradeci Vdekja e nositit (1978)

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Ku qajnë motrat vëllanë

(vaje në kadencë popullore) Vajtò, moj botë, Vajtò me ne: Se ra zëmbaku, U shtri përdhe. Ti lul’ e bukur, Ah! ti zëmbak, Na mbushe shpirtin Plot helm e gjak. Ti re sëmurë, O trim i ri, E gjë në … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Kroj i fshatit t’onë

        I. Kroj i fshatit t’onë, ujë i kulluar, Ç’na mburon nga mali dyke mërmëruar. Venë mbushin ujë vashat an-e-mbanë, Cipëzën me hoja lidhur më-nj’-anë; Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe, Gushën si zëmbak, buzët si burbuqe. E si mbushin ujë, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Syt’ e lumtur

Ishe vogëloshe… isha mituri… Kur më dole mbudhë, ti moj lumja ti! Vinte perëndimi më të vagëlluar Pa m’i shtire tinës ata syt’ e shkruar. Ata syt’ e shkruar, sytë moj të fjetur, Shtatë vjet me-radhë t’i kam përshëndetur. Kur … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Vdekja e nositit

Me zjarr ju flas…, me zjarr. Në gjirin t’im kam hapur varr… Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr… Un’ ik liqerit zemërak Fatlum dh’ i pastër si zëmbak, Po zemra ime kullon gjak: Se vijnë-urtuar zoqtë-e mi, Dh’u jap ushqim … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Vallja e përjetësisë

(lënda dhe jeta) Lëndë-e thjeshtë, lënd’ ujem, Pata qënë, do të jem. Rëndë-e fellë-edhe përjetë, Jam çudi si kursesi… Marr të rëndët që përdhè. Marr të fellët nënë dhè. Po që Lart prej Qënies vetë Marr e jap përjetësi. Lasgush … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Oh, vanë fletët…

(fragment) O vanë fletët e në zi-ra Si mot-për-mot vjeshtori pyll. Me zinë-e kohës çel dëshira, Dëshira çelur – gazi mbyll. Përtej nga-i jetave sinuar! Dhe larg përjetë-helmori gas! Po jo: ah, malli q’u pat shuar Lind e rilind m’i … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Vdekja jonë

        I. Pa shijmë, shijmëzë detar Mi lundër venetiku! Zu po dremit vetëtimtar Ndajnatë-Adriatiku. Dhe po të pres me shpirt të vet Të vemi dal-nga-dale Ku-i jep mëshirë-i tmershmi det Së pamëshirshmes vale…         II. Ërgjënd’ i hënës vajzëror U ndes me … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Ku shtrohet vala

(romancë) Ku shtrohet vala përmbi zall E fryn një këng’ e pakuptuar, Të pashë, motër, plot me mall, Më pe më shpirt të llaftaruar. Q’ahere silleshim më nge Gjith vet-i dytë, vet-e dytë… Dh’ i shtinja sytë gjithë përdhe – … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Je ulur fort

Kujtimi im që më s’më jep të qetë, Kujtimi im q’u llaftaris pas teje, Në qetësi ësht’ iskër prej rrufeje, Në ças llaftare zjarr e flakë vetë. Çkëlqen si prush kur skëterrohen retë, Kur mall’ i dhembshur ze buçet ndaj … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Kur në flakë

Kur në flakë të qiririt ze mendohem net-për-net Dh’e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret Prej skëterrës së pa mate më del bot’ e endërruar, Vetëm ti, o im-e dashur, net-për-net më ri larguar. Po çdo ëndër … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Një yll përjetësije

Të pashë për së pari në zi të jetës s’ ime, Nga vënd’ i lumtëruar ti vinje me-nga-dal. T’ a kishte ndritur udhën një valë shkrepëtime, Një fërfëllim i hënës që ngrihej përmi mal. Kùsh m’ i pat hequr çapet … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Erë trëndeline

Sesi m’ju lëndon dashurija! Sesi m’ju lëndon pa pushim! O lotët e syve të mija! O klithmëz e tingëllit t’im! Ju shoqe të kohës mitare… Mikesha… motriçka… pa faj! Ju humbtë në mjegull për fare, Dh’ u solla ndër mënd … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Kur nuk ndjehesh fare mirë

Kur nuk ndjehesh fare mirë (Sepse shpirtin e ke plot), Ze këndon në vetësirë Pa të derdhen pika lot. Pika lot, si pika dylli, Që të derdhen aqe shpesh, Kush qepallat nuk i mbylli… Nuku mund t’i marë vesh. Kujt … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Prej çdo gazi-e hidhërimi

Prej çdo gazi-e hidhërimi Mbetet pas vetëm kujtimi. Ah, dh’i shkreti-mallëngjimi. Lasgush Poradeci Ylli i zemrës (1937)

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Mbretërija e zemrës

Kur hapet perëndimi pas maleve përposh, Ti vjen, o motr’ e ëmbël, në shpirt të më qëndrosh; Ti zbret vetëtimtare, e fellë-edhe më fellë; Në fund të zemrës s’ime fundet posi një djellë; Fundet posi një djellë që vdes në … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Të ritë-e vitevet të mi

(këngë) Të ritë-e viteve të mi M’a fryri fati zall më zall: Sesi çkëlqenje në stoli Kur më pat zën’ i pari mall! Të ndrinin flokët posi ar T’u derdhur supës tatëpjet, E të vështronja zilitar Në sy të fellë … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Posi burbuq’ e trëndafilit

Posi burbuq’ e trëndafilit që çelte-e fshehur afër nesh, Të çeli buza miturishte e më një ças t’u nënëqesh; Ahere hargu i hepuar t’a ndau përmes më dy thelpinj… E t’a shijoj me ëmbëlsirë vështrimi im që më s’m’u nginj. … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Si nus’ e re

Shpirti im i dëshëruar, Shpirti im që m’u zhurit, Nga mërgim’ i zemëruar Fluturoj posi petrit. Iku larg e dyke qarë Me një dhembje mun në gji, Dhe qëndroj ku mall’ i parë Hesht e vdes në qetësi. Hesht e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Ti moj shoqe

Kur për herëzën e parë Vetë filli ti më poqe, Zura mall që s’kish të ngjarë,                 Ti moj shoqe. Zure-e sytë me dy duar E së qeshuri m’u fike, Dhe më mbete-e turpëruar,                 Ti moj mike. Oh, q’ahere dit’-për-dita Gjiri … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Dora jote ledhatarja

Dora jote ledhatarja, ësht’ e zbetë si qiri. Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës. Kur t’a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës, Shpirti im i frymëzuar rëgëtiu në llaftari. Se me lëndë magjistare u pat bërë tul’ … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Mbarim vjeshte

Fluturoj dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë Dyke shkuar që me-natë sipër malesh me dëborë… Iku rënd’ e i përmallshmë, dhe me sqep të ti të fortë Zotëriut q’ i la folezën i trokiti mun në portë… … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Zog i qiejve

(Në vënd parafjale) Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak… Do t’j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak, Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri: Brenda tufës së junapit që mbleroj … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Ti po vjen që prej së largu

Ti po vjen që prej së largu magjiplote-e dal-nga-dal. Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mi lëndina. Nënë thembërzat e tua përgëzohet trendelina, Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t’u fal. E si shkon me hap të … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Syr’ i fshehur

Malli jonë q’u pat shuar, Malli-i bërë fije, Sot më gjet të zemëruar, Më pru lotë zije. Un’ u ngrita që-me-natë Posi dashurija – Pse m’u lag o! syr’ i thatë Në mjerim të tija? Ësht’ agim tashi moj mike, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Dimër

Shpirti im që sot u mbyll Dhe gëzimin m’a përzuri. Nëpër mal e nëpër pyll Zu dëbora prej qëkuri. Bjenë flokët një-nga-një Mi katundin e shkretuar. Dyke mardhur nënë të Dheri fjet e ri mbuluar. Fjet nga-dal e shpirti im, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Mëngjes

Si shpirt’ i zi në kraharuar, U mbyll liqeri nënë male. Ndaj fund’ i ti e pasqyruar, Po shuhet nata me-nga-dale. E shoh ku vdes e ku po vuan, E syt’ e saj dyke pulitur; E syt’ e saj q’ … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir. Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije, Dyke sbritur që nga qjelli përmbi fshat po bëhet fir… E kudó krahin’ e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me