Djalëth njeriu i Perëndisë
Fytyra jote mua më tregón,
Ah ! të këqíat’e njerëzîsë,
Që ka punuar edhé po punón.
Se kjo fytyrë
Është pasqyrë
Dhe na rrëfén,
E s’ na gënjén ;
Gjithë ç’ ka hequr njeriu i mjerë,
Nga veth’e tinë; a nga i vëlláj,
Që kanë vrarë edhé kanë prerë
Pa gjyq pa fjalë, pa pasúrë faj.
Zot, ti ke vuar,
Edhe s’ ke pshuar.
Nga njeriu hoqe,
Për të upërpoqe.
Ti upërpoqe për njerëzinë,
Dhe dashurinë e bëre besë.
Njeriut vure nom miqësinë.
Që kur të lindet gjer sa të vdesë.
Për këtë fjalë
Të qofsha falë.
Se njerëzija,
Ë Perëndia.
N. H. F. [Naim Frashëri]
Luletë e verësë (1890)