Këngët e Millosaut (Botimi I, i plotë)

[Këngët e Milosaos]

[LËNDA: Kan. I; Kan. II; Kan. III; Kan. IV; Kan. V; Kan. VI; Kan. VII; Kan. VIII; Kan. IX; Kan. X; Kan. XI; Kan. XII; Kan. XIII; Kan. XIV; Kan. XV; Kan. XVI; Kan. XVII; Kan. XVIII; Kan. XIX; Kan. XX; Kan. XXI; Kan. XXII; Kan. XXIII; Kan. XXIV; Kan. XXV; Kan. XXVI; Kan. XXVII; Kan. XXVIII; Kan. XXIX; Kan. XXX]

————-

        KANGJELI I

Lis jeta kishë́ ndërruar,
uj të̀ rī ndë dejtit
kalthëruar te dit’ e rē:
por llumbārdh’ e Anakreontit
rronej Tēmp e moçë̀me.
Nd’ uj një dit vate te mali
e s’ u pruar si kish zākon.
Vet çë̀ atë́ s’ e thajti bora,
s’ e përgjaku akulli,
se m’ u resht njera çë̀ rā
tek e bardha shpia ime.
Kūr te drita dheu me shpī
u zbulua je dejti
si gharea çë̀ del për sīsh,
mua më̀ zgjoi, tue fjuturuar
qelqevet finestë̀rës.
M’ u pataksa e ruata jashtin:
rrusht pak skallangūr
dheut [t]ë̄n i kīn hjē;
lule liu të̀ ghapura,
nd’ era i tundën e përzien,
nd’ at ninul qeshë̀njën:
si ato lule qielli:
Ti ruaje e së́ kultoje
një́ mbuīn njerë̀zish:
kallë̀zoret mbë dhemat
mbajn kangjele. Kā i ghoi
aghiena ndër time motë̀ra
kish’ arrë̄n; e më́ma ime
ëmrin tim thoj për ndë̀ shpī.
Një̄ gharē m’ u rrodh te kurmi
si gharea mbrëmjes te shtrati,
kūr vajza e ngroghët
ndien pë̀r të parë̀zën
sist çë́ m’i frighien.

        KANGJELI II

Vreshtat īn të verdhullore;
erth kā mali dhelpëra
me të lodhëta të bilat,
porsa paru inë́ të̀ vjela:
E te ghera çë ndër sheshet
sqepet dielli si te bota
ëma çë kënduan një valle,
vet Fjokat u m’ u hjimisa.
E përveshurëz e lart
me kë̀shēn të pjeksurith
ndë një jetullëz të bārdh
ish te kroi një vash: te balli
një këshīll i kish hjē: (;)
i lidhur te brez’ i kalthër
skemandil’ i ngit mbë truall.
Mua sā më ndieti,
shtuara vasha m’u pruar
gjī-fritur, pjono hjē
me të trëmbur një gharē.
Tr{imi}: “Vajz, më jep ti njḗ pik ujë ?”
Va{sha}: “Sā të̀ duash ti, birë zoti”.
Tr{imi}: “Kuj e bila jē ti vash ?
Mos më jē ti e dheut ghuaj ?
Kūr jesh djāl e Salloniq
vajta, vajza nëng ishin
ndë katund me aqë́ ghadhī”.
Ndë çerët e dhezurëz
vucën ajo ngrënej.
Va{sha}: “Jam e bil’ e Kolloghrēs”.
Ngrëjti ballët e zbuluar.
Na vejim asaj ūdh:
gjëmbat çë virë̀shin tek udha
së gërvishtë̀tin at kopile;
me llōrt të përgjakura
kā bāllt u më ja e reshta.
Dī būz të̀ qēshëme
njī gherje të bārdh
at[ë] mbrëma dukëshim.

        KANGJELI III

Ish e mbrëm’ e Shën Mërīs
e vashat lëshuame
kā të bridhurit, ndër dier
fjisin, se ndë̀ vatërët
s’ īn të jatërat e vrërët.
Paru e zë́j nj’ anangasī,
ndaghëshin ār e linēr,
pritej nata tek na;
gavnare bila zonjash
të́ luajin të përdorme
me të nderëm bil bulari:
Ëngjëlit ashtu ndër qiell
më̄ të̀ mīr se njerëzit
mbanjën veçë̀ gharēn e tire.
Dolla u Rōdh e kopë̀shtin
paru elpit e përfllushur
ecja për në̄n ullinjet.
Posht te kroi me katër vasha
me të bārdh sqepë ndë kriet
erth e bil’ e Kolloghrēs.
Dukë̀shin kallëz të karpisur.
Va{shat}: “Fanëmīr kushë na duall
mbi Rodhën fushamīr
si vandil’e Arbërit!
Fanëmīr ajo kopile
kā jëma e puthurëz
çë te kraghu t’ i pushōnj!
Kā të niset e magjepsur?
Kā vorea si dejti
o kā e bardha mjezë̀dit.”

        KANGJELI IV

Ish e diella menat
e i bir’i zonjës madhe
ngjitej tek e bukura
të m’ i lipën një pik uj
se ish et’ i djegurith.
Vetëm e çoi ndë vatërët
çë këshēn më pjeksënej.
Ata dughëshin e s’ e thoshin.
Vajza me buzën mbë gaz:
“Ç’ ë́sht e ikën si ajri?”
Tri{mi}: “Më presën ndë rroliet.”
Vaj{za}: “Dī mōll t’ ardhura (,)
qëndro, u tij t’ i ruata”.
Me një dōr, ngrëjturith
mbanej mbī veshin e bārdh
lesht e saj të shpjeksurith;
kalli jetërën te gjiri
e më̀ gholq mollëzit,
më ja e vū ndë̄ doriet
ndë çerët e dhezurëz.
Thomn-je ju të dashurit
nd’ ëmbël aqë̀ të puthurit.
 

    Vjersh’ i të bilës Kolloghrēs:

Kā m’ erth te kurmi gjith këjo ghadhi ?
Si e pā ftes u xheshiem te shtrati,
e zgjonem e gharepsur se u zgjova,
si ajo çë dighet me një fat të̀ bārdh.

        KANGJELI V

Çë́ të vēn ndë dejtit
noerīt zëmë́ra ime?
Zbardhë̀tin anīzit (,)
ruatin pran’ u sheghë̀tin…
Erth dita e Arbërit.
Ndōmos vëdekurith
mbī shtrat na vemë̀nith
mos përpara shpivet;
e te bota na gharronen
shokë̀t e vëllezërit,
kronjet e katundi īn.
Nani çë́ nata e zēz
me të butëthin një shī
paru më përbaltën udhët,
ghapni ju derien
tek të hjedhura kopilet
lodë̀njën gharruamith.
Vasha fōr-madhja
më rrëmbeft për dorie
atë būzë-hjeshë̀men,
mua m’ e sjellt përparanith.
Çera më i dheziet,
me ndë mest shëngëthin,
çë́ të̀ qeshinj e dhūrmez.
Vet çë sīt na rughien
jeta e të́ përmisiet.

        KANGJELI VI

Rā bora ndë dejtit,
e më zbardhi vudhë̀vet
krāghët ē shqitezës.
Gjumi mua më lodhënith;
kurmi vete tue m’ u reshtur
porsi gruas te Mārë̀bela
mbrë́manet i reshtiet
shtrush’ i taraftivet,
leghë̀mī’ e qenë̀vet
mbī Milonët: shegh se shughet
zjarri e dhezet vreshtavet,
gjēll edhe çë së́ që̀lloi.
O vasha krie-kë̀shtë̄nj
but shtrān të m’ ulë̀nej
prā të vë́ghej ture tjērr
gjims ndë t’ errët e te drita,
të lëren këndimë̀thīn!
Dē të̀ gharroja se te bora
biren kronjet e të mbjelat
kët gjēll çë na ruanjën;
se të bilt e zonjavet,
Samë̀rangat, me tumbarīn,
gjëmonjë́n te vresht’ e llārg,
i thōn: Na ju ruami.
Më që̀llonej tue fjandaksur
se të̀ përdorëm, ashtu posht,
vejm, se shpīt e njerë̀zet
na fanepsë̀jin, mbë t’ gharaksur,
na lërejin ilë̀zit: (;)
ndose kali më lëshonej,
iken ndë́ një̀ llēgh grā:
gjith të shprishura, ajo vet
zëj tërkuzën të përtrollëm,
kurm’e i bukur i njeriut
sīt i ruanej, e m’ e buten:
të dërsiturin stomahjë̀
më shinej me skemandīl
e kuqe, se më́ e shighin.
Ajo vash zakōn-bukur
së leu ndër të mundasha,
porsa mua, ndë zbardhën dita,
një kalivez e lëriem,
ajërjartur tek fīraksën
dhestra e bārdh, malet e lumi,
sā më dishëron te kraghu
vajzën dëthin-ja-zë́mër,
ajo mua më kā hjē.

        KANGJELI VII

Dreq rahjet e dejtit
gëzoi dita e kalthërëz
vallevet kopilevet:
i ruajin të dashurit.
Ndë ktë́ jet çë kemi më̄ ?
Ghë́nën ē mbrë́manes,
kūr dalë́n te dera ime
vashat ē bëshë̀me
motë̀rat e ushtërtorë̀vet:
u trindë̀llinj qitharien
ato të shpërveshta
lodënjën, e t’ ë́mbë̀lit
çerën më́ i shuanith.
Kemi më̄ të mirën ë́ndërr
ç’ i qell trimit vajzën.
Prā çë shpīt m’ u mbillë̀tin
tek dera j’e errë̀tëz.
Ai e pret e më́ e ulën,
ajo ghapën prëghë̀rin:
Va{jza}: “Mirr, za, trim, dī lajthī”
ai m’i thot çë do ku bëri
se t’e shigh se të́ m’i fjit,
ajo e gjegjën e me sī
ruan nj’ īll e jetë̀rin:
së̀ doj t’ikë̀nej por trëmbiet.
Va{jza}: “Trim, rri mīr, mos zgjonet mëma”.
Ajo bën buzë́n mbë gaz.
Tr{imi}: “Vash (,) puthë́m përparanith”.
Ajo reshtën kriethit,
prā çë e gholq, dalë́ m’i bie
ndë xerkut j’e mbjeth ndë gjī.
Va{jza}: “Via (,) rri mīr”.
Tr{imi}: “Ec me shë̀ndet”.
Mb të nisurit e ruan,
njēr çë dolli e nëng e pān.
Zgjonet e ndë̀ kë́t gjēll
at dit më rrī me māll.

        KANGJELI VIII

Mnīz’ e verës bardhullore
biu një rē monosaqe
për ndë mest gurë̀vet:
kān gharē te shtrush’ i lumit.
Pā një rē mali me bōr
i buthë̀tonet njerë̀zet;
ata lutë̀njën të korrat.
Si thellëza te folea
u pushonj ndë kë́t dimër.
Ngrëjti dēg ulliri shkundur,
e kopilja me hjē
e gharruam vëllezëret
vetëmith kur u m’e dredh
parasten ndë̀ valliet.
Jeta e madhe, çë së qetet
ajravet e fjalë̀vet
atë e kā si një́ linār
ghajdhī’ e shelqërorit,
pā drit përjashta shpīs.
Kūr ngreghja paidhet
sheghur, luc, ullishtë̀rjes,
sā monu friīja
nd’ era tundë̀nej vadhezit.
U lutja, për hjēn e mëmës,
të më çoja mbrë́manet
ndrishe zogj të gjāllis:
shkonej vajza mes-purtek,
shtija gūr e llastimisej.
Prā çë̀ u rrit si më́ rrëmbeu!
Noerīt më bienith
sā t’ e shogh, e kurmi
më rrodhet, e së̀ dī të frīnj.
Dita kā diellin
çë e zbardhën para sivet:
porsa ç’ īll atë́ kopile
ruan e mua ndë kët māll?
Kūr u dal ndë Shurë̀zët
vucën merr e vjen te lumi:
porsa mb’ ūdh e trëmbë̀me
priret e më ruan katūnd:
ashtu lule e ghapurëz
një të gjë́n, pjono gharē
t’ ë́njëten bënet e bārdh,
dju ndë̀ pat të diellën.

        KANGJELI IX

Ëndërr e līg ç’ ëndë́rri trimi!
Dhjet dit vasha e bë̄n
ndo ahjimaz ndo te shpia
mbaghej me gjitoniet:
trimi ghipë̀nej murxharin
t’ egërin të trëmburin,
Kroirī të m’ e potisën.
Porsi ajo si kish zakōn
më̄ së̀ vinej Kroiri.
Prā m’ i vate nd’ ë́ndërrët.
Mbrëmanet një llēgh kopile
kā arat t’ ardhura
te tries’e t’ et ghanjunit
pjot gharē u ghapë̀tin.
S’erth me to, por tīr mbë shpī
vajza e mjēl shumë́ e dashur:
ashtu bil të nëmurish
pā veshur, pā ngrë̄n
si të ndajtur kā të lumët
kā Inzot së̀ shoghën mīr,
besën e kān mbī vetghēn.
Fjë́jti trimi i ghelmuar
nd’ ëndërr pā derë́n e saj:
ndë një gūr e porsilisur
zgjith te një́ sarua rrë̄z
e m’ e vëj ndë prëghërit: (.)
Ajo ngrëjti sizit
e më pā të dashurin
pruar e uli kriethit
e më shkundi rrëzien: (,)
dhja si i ghoi rughiet.

        KANGJELI X

Vall’ e Pa{shkëvet}: “Zgjou, trim, i agëzuam:
Īnzot lëreu vārr,
perë̀ndonjën ilë̀zit,
shughen zjarret, derdhet ujit (,)
jeta veshet ndër të rea;
ashtu zë́mër lipisjare
ti të̀ priresh e gharepsur.
Si nj’ anī ngarkuar me trima
çë́ te mes’i dejtit
pān katūnd e dishë̀ruar,
erdhe i hjēshim pjot gharē.
Kush të mori sīshit?
Nj’ ān e va{lles}: “Kush porsiti rēn e malit
mōn me shī të na kultonej?
Zonja e madhe u anangas
jasht katundit të́ më̀ vej
ndë një̀ darsëm me kopilet.
Kish ndër sīt dejtin(,)
kish mbë̀ zë́mër hjēn e shpīs
kur na pā djalin e saj
të përdorëm me një̀ kopile.
Vajza ndieti nd’ eshtë̀rat
gazin të përshuatur;
si një̀ marmur me llogāz
ruanej e përpara sīvet
dhera i vejin e i vijin.
Djali u resht e u buar te llaka.
Të përlotëm drodhi sīt
qiellit vetëm tundu dhēs,
perë̀nduar dielli,
pā dāl ilë̀zit,
ish si zë́mër çë̀ varesi
kë́t jet të̀ pā njoghur
e së̀ shegh ku të́ më vej.
Gjith va{llja}: “Via, levrosu i ghadhjār,
vajza çë ti deshe mīr
ë̄ me nē ndë̀ valliet:
prana dī zonja jot’ë̄m,
ndōmos, se nëng e thot,
se katundit i pë̀sove
porsi vera triesës,
porsi dheut njeriu me fjāl.

        KANGJELI XI

Duro zë́mër e duro
sā duroi mali me bōr.
Shkepë̀tin në̄nd diellas,
zbardhulluan kumbullat:
trimi ka katund’ i llārg
duall e ruati mbë menat
e gharroi shpīzën:
Lumi u, më thoj, mali !
Si një qelqë̀ çë m’ i frīn.
Bier të̀ feksurit te vogha,
porsa mbrënda llambarisën,
ësht ajo vaiz’ e mjēl.
Vetëm kā t’ ëmë́n e tān,
ata duan; kuj të m’ i thēt
ë̄gh atire mos i thot?
Ajo lë̄ katūnd, e thughet
nusja e trimit ghuaj.
Vjen një dit e thjēllë̄mez
çë́ t’ ulet ashtu mbë̀ dēr
të më̀ qepinj linjëzën.
Ajo ruan dejtin,
fjuturonjën ndallanishet
e vëghet e më́ këndon
strofat çë m’ i thoja vet
nd’ at mot çë̀ dughë̀shim.
E gharron zotin e saj
e më ulën kriethit,
kurmin tim fjandaksënith.
I lë̀rier muqevet
ashtu mal me ndonjë̀ thellë̄z,
prā çë njerëz një katund
stisin sipër pjono hjē,
te llakat e gjelbëra
ë̄ mall’ i trimavet;
e stolisur, tundu grā,
del kopilja për martuar;
leghen djale sī-kë̀qi.

        KANGJELI XII

Si suvāl ndë deijtit
paru e trubull si një̀ mal
nëng ruan më̄ se anīn,
ashtu grāt ndo vēn mbë krua
ndo te lumi o për të gholla
mose thojn vashën e nëmur
çë i bir’i zonjë́s madhe
i dashur zilepsë̀nith.
Kopilja e dhūrë̀mez
mbaghej mose me gjitonet:
mbjidhë̀shin mbë t’ errë̀tit
mbrë́manet e mose līnj
thojn, cilōn e skemandile.
Një të̀ diellëz menat
u e çova Korqollon.
Va{jza}: “Trim (,) ti mua ndë̀ më́ do mir (,)
udhë̀vet mos m’ u përpiq,
mos më ruaj ndë lleghiet.
Tr{imi}: “Vash, i pari im māll,
aqë̀ i mjeli u s’ u pandegha
sā edhe të̀ të́ dhunoja”.
Va{jza}: “Mos më qaj ti bīr zoti,
mos ti bën të̀ jēm u ftes
lotë̀ve çë nëng shprishën
se use të̀ në́murën,
ghelmove kopiljet;
se njeriu s’ i bëre keq.
 

    Vjersh’ i të bilës Kolloghrēs

Nd’ atë́ katund çë sonde të m’ arrë̄sh
së̀ kē të́ folët [t]ān, së̀ kē ti shpī,
atje s’ ë̄ kopë̀shti it, së del me ndēr;
oj zë́mër guri si së̀ rrī me nē?

        KANGJELI XIII

[Vallja] Prā çë̀ zot kē të na lë̄sh
vash si nj’īll çë dritien
nëng bier tek ūdh’ e tij:
bīr me ghelm të riut [t]ënd
mos të̀ qoft përlipurith.
Aghiena çë̀ të́ na vish
qoft i but dimë̀ri
me ullinj e qumë̀shtith.
Bilat ē bë́shë̀me
ëma shūm të̀ më́ martoshin
me të zgjedhurë kopil.
Të na vish si kā jashti
fjalët e të̀ dashuret.
Si anamesa fjetavet
ujullës çë̀ kam te dera
pār gharaksur shë́ngjeza
më gharepsën zë́më̀rën:
ēr e lēz çë tundën fjetat
gjumin ē njerë̀zet
lēson se dighiet:
u më̀ vë́ghem te pë̀shtjeri,
tim bil të rritien.
Sjelë̀sh ti nj’ ushtër fanëmīr,
të na ghapinj kë́ta rehje
lefterīs çë buartim.
Ndër të̀ veshura të zeza
nusja së̀ fanaroset:
vallies çë dridhiet,
zonjat me djalin mbë dōr
buthë̀tonen e ruanjën:
gjith gjë̀rīt të mbjedhura
njighien pjono gharē;
lul’ e vēr mbësallëvet,
mall’i të kë̀cierit,
je trim-e i pasurith.
Ti te hjē-j’e shpisë̀ [s]ate
në̄n të ghuajët çë́ të̀ rrīsh,
çë́ ndër njerë̀zit na jemi ?
Pors’ ai zot çë me ghajdhī
djalërīn të bukuroi,
djepin të veshi me ār
sā një̀ katund lutën për tij,
ai zot më të do mīr.

        KANGJELI XIV

Prā çë dielli i rā te shtrati
m’u pataks mixorja,
vū njinje të veshurat
duall ka rrīj i bir’i zotit.
Nj’ ēr ngrënej bughuathin
ja e shtëfrīnej murevet:
mosnjerī shkonej atēj,
vetëm fjit te būz’ e udhës
ajo Rīn ndë vatërët.
Ri{na}: “Dju ndë trimi i ghadhjār
më̄ të̀ shkōnj kë̀saj ūdh!
Fanëmīrat nd’ at Ghreqī
çë́ të̀ folët i gjegjen!
Vate, tha me vetë̀ghēn”.
U pruar te shpī’ e saj,
mori tēl e trastien
e më vate kā ullinjë̀t.
Mbjidh ullinj e qānej;
çë́ shkararti pes ullinj
tek i pesti u porsilis;
atie i qëlloi gjūm.
Trimi nd’ ëndërr më ju duk
çë m’ i dil tek udha e lumit:
fushat mb’ ān īn pjono bōr,
shqë́ndet ngrāgh i pikullojin.
Tr{imi}: “Me ktë́ mot të bëje finjën!
Duart si më́ t’ u nguqë̀tin!”
Vashë̀s i vej buza mbë gaz: (,)
porsi njota nj’ ēr e keqe
shkundi borë̀n e fushavet,
e përfllushi si suvāl,
e të kalthër si një dejt
posht rehjevet e ghapi.
Vate trimi i nisurith:
Ndë një̀ spart ajo e zë̄n
prapa ruati e llārg e pā
si një fjutur nd’ ata uj
çë tundet e vende vende
zbardhën të kë̀puturith.
Porsa u ngre vorē j’e ftoghët
çë m’ i ngriti xerkëthin
e gjūn e zbuluarith;
m’ i kë̀puti gjumë̀thin.

        KANGJELI XV

Udhës [s]ime parkalesa:
“Shën Mërī e shpivet [t]ona,
kë́to ūdh ti të́ më ruash.
Dej menat dighet e diell
e ti del për ndë́ katund;
arat, të bighen shëndosha,
lopt, të mos psovisë̀njën,
shpīt, të mos përlipien,
gjith të thōn: Ti ruana.
Çë́ së̀ prita por u nisa?
Ardhur kisha me uratën:
Ti ndë̀leje vajzat
çë́ me buk së̀ frighien:
Ndo tjerë́n ndë deriet
ndo m’i trindë̀llën arghalīa
më̄ së̀ shkonj asaj ūdh.
Frushkulli s’ ë̄ për njerīn (,)
ndo ait’ e lisë̀vet,
ndo ngjala e ujravet:
vetëmith burri me gruan
kurm çë kalbiet te bota,
prana mīr ata së shoghën
jān ftes ndë̀ dughien.
Udhës ashtu parkalesa.
Tek arrura e fjë́jta natën
im vëllā Kon-jati, djāl
si një lule, i vëdekur
më doll’i veshur i bārdh.
Mi{llosau}: “Si ja e thōn këtij katundi
tek ti rrīje imë́ vëllā?
Sā gharē çë të na shoghën
zoti tat e zonja më̄m”.
Kon{iati}: “Dheut errët tek ti fjë̄
tundu dushqe e tundu dejt
kā mot, vëllā, çë dolla.
Nani erdha të të levrosinj.
Njerëzit rronjën te shpīt
ndër të ndajtura e ndër lipe
dielli i dolli kā mali,
gjum’i shtretevet i prë̄n:
di kopil çë dughien
stān e jetën së́ ndërronjën.
Si kā gola të pështoi,
se ndë vashën pā fuqī
mbī dhē trimi zilepsën
vollet Zoti çë m’i bëri?
Nëng ai ndajti Kallavrī
Idhrioten sī-këqī
kurm-magjepsurën Lluiz?
Vū palacë̀t çë bëri nana
tek ania mbrëmanet
e ndë shpīt e zbaudhīrtur
mbjidhej për natën e lurtëm.
Çë́ ja e rrū trimi e puthi.
[Lluiza] “Nd’at dhē çë vete vet
thuam ndë do gjë̄ ti trim”
[Trimi] “Kūr të vesh te zall’ i ghuaj
shtjēr ndë dejt ti skemandīl.
Lut të vīnj përroit [t]ë̄n
të m’ e dī se nëng u mbite.
Lute se-je Shën Mëria
gjith paru së të përlipën”.
Prā, çë̀ java me shūm gjēll
shkuar u bori, mbī shurët
trimi njoghu skemandīl:
“si ajo ç’ iku rron për tej
pas vëdekur, tha, na rromi”.

        KANGJELI XVI

Ajri çë ndreqi mōn
friti kā dejti:
te rahj’ i Llumbardhavet
ghōll më ghapi derien,
dāl më mulvi çerien
e më reshti gjumëthin.
Mi{llosau}: “Rruash e ftoghë̀tëza vorē,
se më zgjon ti më gharepsën:
Maria ndër dēgëzit
nd’ i qikār i kā hjē:
Ti së̀ leve ndë dhē të ghuaj”.
Vo{rea}: “Kūr leva të parëzën
dushku u tund te Pokfilli”.
Mi{llosau}: “Të bilë́n e Kolloghrēs
mos ti pē nd’ ata përrenje?”
Vo{rea}: “Gharepsë́n dita me diell
të shëndosh e të sëmūr.
Te ndīn’ e qitharies
me të bardhëthin kopil
luanej millordeza:
shtrushullonej coghëza,
frighej gjiri e pririej
e m’ i shprishej shtekëthi
e m’ i fjisin sīzit.
Mi{llosau}: “Mba tutje bushtra vorē
se më ngrīn eshtërat”.

        KANGJELI XVII

Shpī tona të shprishura
dej menat u më ju shogh.
Shogh hjillōn e Rakan-jelit
e vashat çë lānjën.
Nesër mbë të̀ serposurit
shkon vasha kā dera ime,
e më shegh shumë́ gharē.
Pien: “Ç’ ë̄ këjo gharē?”
“ Ë̄ ghare’ e të birit zotit
çë na vjen nesërith”.
Zë́më̀ra vashë̀s i llaftarisën.
Mbjidhet ndër të̀ motërat,
ulet, ngrë́ghet, del te dera:
gjith gonēt jān pjono zjarre,
vēn me ūr ndë doriet
prapa lakuriqevet
udhë̀vet ghanjunëzit: (.)
Shkeptën vashëza gharēs; (,)
porsi djāli një menat
çë́ i dighet me ghadhī.
Mbī shtratin e mundasht
drita çë m’ i ghapiet
m’ i kë̀putën gjumë̀thin. (:)
shegh të jëmën për ndë̀ shpī
me kë̀shēn të shpjeksurith,
jetullën ndë doriet,
mbi bufet she pasiqīrën
e patakset, se kulton
trimatë ndë Shurë̀zët
e stolīt e vashavet
të përgjūnja Shën Llī
përpara Mesosporites.
 

    Vjersh’ i të bilës Kolloghrēs

Isha ndë vallet e i ndërruam arrure,
më shture sīt e m’ u skotis rronīa.
Mos të̀ varesinj, diell, kë̀jo rē-j’e lë̄n
ndë të përpiqet e llambār një ghēr.

        KANGJELI XVIII

S’ īn të trimave o të grāve
të martuarme rroghollīm
si rë̀kime zë́mërje
çë lufton vëdekja;
porsa īn të frītura
djaleve të prë́jturve
te djep-e me ninulën,
mbë të rār të diellit,
si të tundur fjeta dhrīs
si vivīl’ e dities
nd’ato zë́mëra të lēa,
kūr thellë́za m’ u lë̀shusa
kā lum’i Teodōrit.
Shkoi mbī qeramidhevet
rā te kreu djālit
t’J parganjotit Milloshin,
ç’ ish te shtrati i vë̀lust;
e m’ u vū e m’ e tagjisën.
Çë fërnoi tagjisuri
ghapi kraghët e m’ u ul
mbī spërvierin e mundasht.
Lëreu fërshëllīmien.
Djālit i qëlloi gjūm.
Nd’ i qëlloi lē të̀ fjë̄r;
mos kultōnj të bārdhën ë̄m
ç’ e xathur, e pā frīm
voshqeshit më shqiriet,
ture i thīrr zotit saj
çë dualli e nëng u mbjoth.

        KANGJELI XIX

Ndë të rār të dimërit
vajta me timë́ vëllezër
te gharaca, Mārlule,
shūm i pritur. Delë̀mieri
ngroghu qumë̀shtit e i rrëmbiem
sīt me lot: “Gha i bardhi trim(:)
kūr vinej tatë̀madhi
vetëm qumë̀sht-je të ngroghët
doj, pëstajna mbë të dītur
ushtërīt kishë́ gharruar”.
Pā hjē i pisëruam
rrīja si te dhēu ghuaj.
Fjë́jtin të mī vëllezër.
Delet rrumbullarëshin,
gjūmin më kë̀putë̀jin.
Të parën u m’ u pataksa:
kā Mbuzati ghë́nëza
mbī dejt dhezë̀nej.
Për së dīti u m’ u pataksa:
njerëzit e frushkulit
të qëlluar īlli së̀ ruan,
por i taksën delevet
nata me psōr mbë̀dhā.
Për së treti u m’ u pataksa:
ghëna rār, kullotënej
ndōnjë̀ kā ati, këtu,
kocorehjet gjimë̀s të bārdh.
Kūr të katërën u zgjōva
delet [t]ona u kīn ghapur
lūmravet të kalthërve.
Mua më zū māll’ i katundit.
Dolla posht sheshevet,
ç’ īn të njōm, të shprishuris
bories të pā losur
në̄n hjēn e stullpavet:
e vashë́n kriē-kë̀shtë̄nj
njogha tek udh’ e katundit.
Njogha stān pjono ghajdhī
me të̀ kalthërën podhē.
Ju përpoqa ndër vrielet.
Tr{imi}: “Se ti vije somenat
njēr këtēj s’ und e pandegh-ja”.
Va{sha}: “Njī s’ erdhā të tjera ghēr ?
Së̀ pām me k’ të́ dërgojmi bukën
tim vëllezëre; tha më́ma:
“Mbjith edhe dī parkalidhe”.
E sonde fië́jte mbë̀ truall ?”
Tri{mi}: “Afër zjarrit i pushtruam”.
Va{jza}: “Popo! Njī së̀ mund vije
prë̄m mbë shpī?”
Tr{imi}: “Te shpia ime
vajza krie-kështë̄nj
nani më̄ së̀ fanaroset”.
Vas{ha}: “Sā kā dielli çë rron
mos tek ulet mbrë́manet
nëng rrī i vetëmith ?”
Tr{imi}: “Bushtër kūr të pririem
ndër të̀ ghuaj ! të frighiesh,
si të ghuaj ti të́ më̀ dīsh”.
Va{sha}: “E pse?” Vejim afërith: (.)
Mbajti; prana të́ përlotëm
pruari sīt te vrika mb’ ān.

        KANGJELI XX

Fjetat īn të mbītura,
dielli i sqepur rēshit,
pā oreks zëmë́r’ e grāvet,
kūr u rroth një shkundulīm.
Kīn ullinjë̀t të mundurë
shpīt të̀ savurrosura
lë̄n njerīn te vōll’ e dheut.
Leghë̀mistin frushkulit.
Gjindjes çë e skotisur
sillej e përpiqej mb’ ūdh.
Nd’ at nat të pā bes,
më porseksa vashë̀zën. (:)
at mes-ghollë̀zën,
at krie-kë̀shtë́njëzën.
Si më̀ shighet pjot ambnī
īll çë zë́mërat oreksën,
īll çë thot: “Më ruani dritën (,)
jeta së sholāriet”:
bardhullōre u më e pē.
Vaj{za}: “I bardhë́ bīrë́ bulari
se ti më̀ merr ti ku më̀ qēll?
Nëng jam u zōnj e madhe
si bushtra ë jot kunat”.
Tr{imi}: “Skutari së thughiet
më katund: përtej māl
priftëra jān të na martonjën,
u me akull e pramēnd;
ti më ruan kalivien
e më lān të veshurat,
vet për mua të vetë̀mith”.

        KANGJELI XXI

Nesër dighet Shën Mëria:
frungullēra më u dhez,
udhët jān pjotë́ me fjāl.
Mën, ullinj e vreshtat [t]ona
verdhullōre ghë́nies
mos maj ju të́ gënjeni
vashat e kë̀tīj katundi.
Se ti mbrëma e hjēshë̀me
kush me tīj të rri-e çë gjūm
nani gjindës t’i qëllōnj ?
Mua thellë̀za mbī shtrat
kurm më shegh të pā llogāz
si një thron shighiet:
si të̀ pandeghinj se ë menat
dita im’e madhja?
Shkreghet, e më̀ bie kumbōra
me gharē mbë të gharaksur:
kā dejti motë̀ra ime
ghapën e më ruani mōn,
kurmi vet i qeshë̀nith.
Shpīt [t]ona pastronien,
para shpīvet thīrrm’ e valles;
kunatat çë mbrë́manet
pattin fjāl ndë vatërët
e me vōll qëlluani gjūm,
rrīn afër ndë valliet
të zëna për dorie.
Vajza krie-kështë̄nj
e lërīer prindë̀vet
mua më vjen e t’Īnzot
çë e bëri pā ftes,
çë̀ ulën sīt e ruan te jeta
gjith njerë̀zit vë̀llezër.
Nesërith ndë kët ghēr
uliet te shtrati im,
më́ jep çerën për të puthur
në̄n llorë́n më lë̄ kë̀shēn.
Djālë̀rat çë të m’ i leghen
të dalë́n ndër dherat [t]ān
ndër ullinjë̀t e kopë̀shtërat
si më del ghë́nia
kā jeta e njoghurëz.
Shën Mërī mosë́ na lë̄sh
prā çë të́ më̀ ghīnj mbë shpī,
e stolisurëz me ār
bulë́reshavet e pritur,
e rrë̀mbīem gjitonevet,
si kā bārët një jothī
çë bufetavet t’ i mērinj.
Lefterī’ e njīj katundi
shpī’ e tatë̀madhit [t]im,
nani kā të̀ zotëra;
e së̀ çon ajo mbë shpī
një tharos e gavnār.

        KANGJELI XXII

Ulem por së̀ dua të̀ fjë̄:
mos mbullīj ti derien,
të ghīnj ēr’ e deitit
të më ftoghinj si më̀ ftoghën
vazhazit mbë të́ skalisur:
e dielli i pā ftes
çë më̀ ghīn ndër vatërat,
ëmavet i parasten,
mōn çë shkoi je m’ i kulton.
Vajzën me stān e bukur
të dashur u më́ e pata,
djāl ju le çë̀ asaj ji gjet.
Me gharē ndër kë́to shpī
ajo tundën djepë́thin,
brēz, e mua më̀ terjorisën.
Ulem por së̀ dua të fjë̄:
si drita ndë qiellit
sīu ndë kurmit e njerīut,
kūr e she pā noerī
ajo shpīs i kā hjē.
Dit e mia të fanëmīra,
mbī dhē të̀ kultoneni
si kta rehje e lumë̀rat
çë të̀ moçëm fanarosen
para atīre çë të́ leghen.
Ulem por së̀ dua të̀ fjë̄.

        KANGJELI XXIII

[Millosau]: “Si një̀ rē me shī të̀ sheghur,
mbī katūnd shumë́ e bārdh
çë së̀ dī ku të́ pushōnj,
grua, ti rrī kūr jam mbë̀ shpī:
kūr dolla të̀ çonj se qān”.
Nus{ja}: “Birit [t]im mosë́njerī
i ngrë̀jti të vogë̀lit,
i ndighu kurë́ m’ e zū,
gjakë̀t i piu vëdekja”.
Mi{llosau}: “S’ ë̄ volla e t’Īnzot
djalin, grua, çë të́ rrëmbeu
prā çë gjith bota na sqepën.
Si te djepi, natien,
mbrënda veshë̀vet i ndīnej
një́ jōn kopilë̀vesh,
e së dīj se sipër ilëz
vejn e posht frinej katundi,
ashtu shegh anī ndë dejt
lūm të̀ madh, trima te zalli
kuel e ktu kishë́ vë̀dekur”.
Nus{ja}: “Porsa t’ ëmën çë m’ e mbānej
biri im atje së pā.
Ai qëndroi ndër sīt e mī
i përjērr si një́ livēre…
Ndë katund vëdes e para…
Mua m’ e thoj… Të riut [t]im
cili varr të̀ ghē te qisha?”
Mi{llosau}: “Ç’ ë̄ kë̀jo fjāl? Ëngjëll oj vash,
jam për tīj: kushë́ të̀ ghuaj
stān tënd mua të́ më̀ bë̄nj?”
Llorëzit e xerkëthin
i ruata e më́ e putha.”
Ajo shīti lotë̀zit:
si llumbārdh shumë-norē
mbī Milōnët shtū sīt
tek ghapej vreshta jōn.

        KANGJELI XXIV

Kush t’ e thoj se mua më̀ lëje
e pā fān motëra ime?
Sā të̀ gharaksë̀nej mbī dejt
më lë̀reje shtrātthin
sirkun të tagjisje:
cilōnës çë̀ nguqënej
llambarisëjin sufitat.
Popo! Bëre pēndëzit
si një̀ fjutur e mundash,
vash, të mos e shighje!
Bë̄n të tjēra mbī dhē
çë́ do zūn duart [t]ënde,
e ti m’ ij’ e pjughurosur.
Ata sī thron-e i gjēllës
jān bot, e u bë̄ mughull
ajo būz molla e ë́mbël
ndë një̀ zet e pes viet.
Kuj më lē ndë kët dhē
hjē e madhe e shpīs [s]ime?
Kush më del ndë deriet
të zilisë̀njën vashazit,
llumbardhat t’ e ruanjën
kā qeramidhiet?
Shtrati i pā shtruamith
s’ ë́sht kush t’ ecinj për ndë shpī.
O kūr t’ikë̀njën këto dit!
U të ghīnj ndër ilë̀zit,
të m’e njogh, e kā llegha
të përdōr të reshtemi,
më̄ të̀ mos ndaghemi.

        KANGJELI XXV

Dī dit mjegull e shī
verën dojn të̀ na reshtë̀jin,
tek e katë̀ra ndër lëmë́njet
shtruan dhematë̀ te dielli.
U vetë́m i ghelë̀muar
vajta te Shurë̀za
ulem te bith’ e ullīrit.
Kallamēs vin tue llarisur
një llojē çaullash
sā shtuāra u m’ u pataksa:
te dhifiza takë̀nej
topëra e grāvet,
īn kë̀ndime vreshtavet,
dukej jeta e lēr menatet.
O e bukur motë́ra ime
jān rrush te varri it?
Vend të bukur ndë të̀ dhān
ti s’ ule e fanë̀mīr,
se së rrī mose me mua.
Ndë pëstāj kurmë́ bughua
ndër të̀ veshurat i rār
ajo ë́sht e së̀ dī kë̀to fjāl,
për oreks çë̀ vū te dita,
më ruatit me lipisī
Zot’i dheravet e shūm,
kë́t gjēll të më́ kë̀pūnj;
të më̀ dal kā dōr’ e tīj.

        KANGJELI XXVI

Friti era prapa shpivet:
motë̀ra ime vogëla
veshet e më̀ laghiet,
merr gëlpë̄r e pēthit,
ulet dreq dejtit.
Rrij mbī ujët ill’i ditë̀s.
Tek throni afërith
i fjandakset zōnja ime
çë një̀ kēz tërjorënej,
si ajo kishë́ zakōn.
Nu{sja}: “Ashtu, bīr: dielli çë̀ dighet
vajzës çë çon të̀ lār
më̄ se dheut i qeshë̀nith”.
Ajo vash shumë́ e aksëm
rritiet te hje’ e s’ ëmës,
lipisjāre e qetë̀mez,
pjono statin me ghadhī;
shpīvet ecën si një īll;
bila e gjiton-jes
më e ruan e dishë̀ron
ajo zōnj t’ e kumandōnj:
gjī-friturat kopile
nd’at shpī dojn të̀ zōn
delë̀mier o mbë pramēnd.
Kūr lërēu shpīn e t’ et
gjitonīt u errë̀tin
e zilistin fanë̀mīr
katundin e dhëndë̀rrit.
Kūr vë̀des ka dēr’ e të̀ zotit
shkon e jëma e qanith.
Çë ajo thoj u fanarosa:
e më pā e ruati vashën
e bëri buzë́n mbë̀ gaz,
gaz’ i të vë̀dekure.
Motë̀ra ime e marmarost
sīt më̀ shtū ndë çeriet.
Ish throni i lë̀riem,
nguqë̀jin rrë̄mbt e diellit
vë̄rt e qeramidhevet;
posht te lūmi shelqiet
të ftoghë́t, të zbardhuris
era tundë̀nej mbë hjē.

        KANGJELI XXVII

Vasha e mēruamez
ghiri tek e emta.
Va{jza}: “Ulu e bë́m këshetë̀thin”.
Dreq shpīs zotit u ūl:
bij dielli kā dera
afër djēp; e pes thellëza
në̄n thronet shkarātë̀shin.
Vashë̀s lot i rānith
t’emë̀tës ndë doriet.
E em{ta}: “Ç’ ë̄ ghelmi it, bīr?”
Va{jza}: “Ghelmi im shumë́ i keq:
njota vet për vetë̀ghēn
fanë̀mīrat kë́to zoge!
Bushtë̀rën njerk së̀ kānith.”
E em{ta}: “Vajz e bīl e sime motër,
ndo ti bën buzën mbë̀ gaz
ndo ti fjet ndo shtie sīt
zë̀më̀rat gjith të duani mīr”.
Va{jza}: “Porsi mua së̀ më́ vë̀len:
s’ ë̄ mëma të më̀ shōgh.
Nat e dit je më gjërton
njerka bushtë̀ra çë kam.”
E em{ta}: Mos më̀ qaj ti bila ime,
nani shpet vet’e martuar
i te zoti fanë̀mīr
gjith gharron ti kë́ta ghelme.”
Vajza me një̀ sherëtīm
gholq këshetëthin e ārt,
bëri e shiti lotë̀zit.
Sīt i llambaristin:
“Njetër sā kamë́ të̀ rronj?”

        KANGJELI XXVIII

Rān kumbōrt e tumbarini,
e një̀ trë̄mb lesh e mundash
vet çë piksi mëma ime,
ime motër matë̀nej
me ndë kriet një sqep të̀ zī.
Trimit çë t’ i mirr të̀ bilën
ajo e piksi për përvīer
natën çë të̀ ghapnej
një́ ushtër kūr të qēllë̀nej.
Por s’e dīj motë̀ra ime.
Për andajna ajo e gharruam
vetë̀jūj kultonej mëmën
krie-pjughurosurën
e te varri e pā njoghur,
e me lot ju mbjuani sīt:
si hroāz mbī shtrat e nuses
shpīs i qeshën mjezë̀dit
e së̀ ndien e pā rronī
kūrm e saj me lesht e bukur.
Ulët afër e ruāta:
fōr-madhe mëma ime
pat bes me ushtërën
Arbë̀rit t’ i ndighja,
e la besa; e prā vë̀diq.
E kultova e kā dukej
kopë̀shti u prora e qajta.
Arat të skalisë̀me
shī i but bunarënej;
vernikokulla me lule
e përfllushur, si një̀ valle
çë̀ ulet e më pret nusen,
prit të diellat me karpua.
E mo{tra}: “Triesa e shtruame
throni afër, moj vëllā;
via levrosu; ashtu kopil
mose rrī ti ghelë̀muar.”
Mi{llosau}: “Motë̀ra ime vogëla,
prā çë shpīn ti më́ rrë̀zōve
u të shogh të lodhë̀tëz
vetëmez të pā ruātur…”.
E mo{tra}: “Dhoks paft Zoti ndër qiell
çë na mōri zonjën më̄m !…
Porsi ajo çë̀ të na rrie
me ambnī je të̀ na kultōnj
Ndōmos…” Mi{llosau}: “Ti fanë̀mīr
mose bëre atë́ çë doj
ajo e mjēl, e fjë́jte natën,
ndë́nje ditën te pështjēri,
si një drit çë dheziet
e shkëlqen njera çë shughet
ne jeta më doj të jetër.
Mua nj’ e ghuaj më reshti mëmën.
E mo{tra}: “Mëma pat shumë́ ghadhī,
porsi ajo motë́r e mjēl
me pështjēr e vapë̀ghtëz
i la statini tim vëllāu
si drita më̀ rrī tek illi.
Të zezën për të varesur
çë e do e në̀ng e lë̄,
ashtu gjith çë m’ e gharruan?”
Sā e bukur kish lēr!…
Sā hjē nd’ ato zakōn!…

        KANGJELI XXIX

Ujtë ghumbur, rā vorea,
Mala e sheshe u veshë̀tin.
U si ūdh’ e ëngjë̀llit,
vēr, të shogh e trë́mbiem.
Djalë̀rī çë jetën bushtër
nëng njoghu më́ të̀ qeshën,
si shtjerrat ndë̀ barishtēt.
Dēg’ e trendafilevet
shkundën shīthin mb’ ajrit,
vashë̀s i mbjon kë̀shetë̀thin
çë piksi me iothī,
mbjon djāl e gjitonies
ç’ i luan te prëghë̀ri:
ajo e puthën e më̀ nguqet,
se fjandaksën djāl’ e mallit
çë́ asaj t’ i leghiej.
Butën pelat se t’ i ghipinj,
pendët zogjë̀vet i shkulën,
burri kriet për të́ stolisur;
si vorēa përthājti lulet,
shakë̀misën sheshe sirk
një të̀ veshurëz të bë̄nj.
Fanë̀mīr ndë piksënej
rrëmbet ē diellit!
Vēra më̄ e magjepsënith,
lule të̀ bardha, lule të̀ verdha
të përghapë̀ta të vjērra,
dojn gōlën sā t’i fjisin.

        KANGJELI XXX

Friti ēr’ e malevet
e rrëzoi hjēn e lisit:
gjaku im te lum’ i Vodhit,
ghapni spërvierin
ushtërtōr, u të́ më̀ shogh
Skutarin e time motër
te finestë̀ra kundrēla.
Më̄ atje së zgjoniem
lulevet çë tundën era
si suvā’ e pa fërnuam.
Mbjidhen shokë̀t mbrëmanet
ndë̀ katund ndë̀ vatërët,
u m’ i lē si ë̀ndërrëz.”
S’ ë̄ më̄ e Millosāt.

(fund)

Jeronim De Rada

Vepra letrare II (2014)
[Këngët e Millosaut / I Canti di Milosao
(Botimi i parë, 1836)
]