Për stinën e mollëve në fshat

Përtypen të gjithë,
Përtypen kudo: në rrugë, në kopshte, në ara…
Faqet e mollëve skuqin mes fletëve
Dhe janë të lara, të lara
Nga vesa e bardhë e netve.
Përtypem dhe unë,
Se s’mund të qëndroj veç të tjerëve,
Se s’mund t’i përbuz e t’i fyej faqet e mollës,
Që skuqin për njerëz mes njerëzve,
Që duan përkëdheljen e dorës,
Që duan t’u bësh dhe pak kompliment:
“O bukuroshe, më çmendët vërtet!”

1981

Dritëro Agolli

Udhëtoj i menduar (1985)

Advertisements