Gjethi dhe dashuria

Si lotët e një vajze që humbi dashurinë,
këputet gjeth’ i plepit e prehet mbi xhade
e këmbët kalimtare e shkelin pa mëshirë,
siç shkel shpesh dashuria që ikën e na le.

Po koha do të shkojë, që stinë e re të vijë,
prej gjethit të zverdhuar rilind një gjeth i ri,
si vajza e sapoputhur, që pret pastaj fëmijë,
veç dashuri e ikur nuk ardhka përsëri.

Koçi Petriti

Poezi të zgjedhura (2006)

————

VARIANT:
Gjethi dhe dashuria (Lirikat e majit; 1962)

Advertisements