Arkiva Etiketash: Ylli i zemrës (L. Poradeci; 1937)

Vdekja e nositit

Me zjarr ju flas…, me zjarr. Në gjirin t’im kam hapur varr… Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr… Un’ ik liqerit zemërak Fatlum dh’ i pastër si zëmbak, Po zemra ime kullon gjak: Se vijnë-urtuar zoqtë-e mi, Dh’u jap ushqim … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Vdekja jonë

        I. Pa shijmë, shijmëzë detar Mi lundër venetiku! Zu po dremit vetëtimtar Ndajnatë-Adriatiku. Dhe po të pres me shpirt të vet Të vemi dal-nga-dale Ku-i jep mëshirë-i tmershmi det Së pamëshirshmes vale…         II. Ërgjënd’ i hënës vajzëror U ndes me … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Je ulur fort

Kujtimi im që më s’më jep të qetë, Kujtimi im q’u llaftaris pas teje, Në qetësi ësht’ iskër prej rrufeje, Në ças llaftare zjarr e flakë vetë. Çkëlqen si prush kur skëterrohen retë, Kur mall’ i dhembshur ze buçet ndaj … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Kur në flakë

Kur në flakë të qiririt ze mendohem net-për-net Dh’e ndjej shpirtin e kulluar nëpër dritën që më tret Prej skëterrës së pa mate më del bot’ e endërruar, Vetëm ti, o im-e dashur, net-për-net më ri larguar. Po çdo ëndër … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Erë trëndeline

Sesi m’ju lëndon dashurija! Sesi m’ju lëndon pa pushim! O lotët e syve të mija! O klithmëz e tingëllit t’im! Ju shoqe të kohës mitare… Mikesha… motriçka… pa faj! Ju humbtë në mjegull për fare, Dh’ u solla ndër mënd … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Prej çdo gazi-e hidhërimi

Prej çdo gazi-e hidhërimi Mbetet pas vetëm kujtimi. Ah, dh’i shkreti-mallëngjimi. Lasgush Poradeci Ylli i zemrës (1937)

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Posi burbuq’ e trëndafilit

Posi burbuq’ e trëndafilit që çelte-e fshehur afër nesh, Të çeli buza miturishte e më një ças t’u nënëqesh; Ahere hargu i hepuar t’a ndau përmes më dy thelpinj… E t’a shijoj me ëmbëlsirë vështrimi im që më s’m’u nginj. … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Si nus’ e re

Shpirti im i dëshëruar, Shpirti im që m’u zhurit, Nga mërgim’ i zemëruar Fluturoj posi petrit. Iku larg e dyke qarë Me një dhembje mun në gji, Dhe qëndroj ku mall’ i parë Hesht e vdes në qetësi. Hesht e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Dora jote ledhatarja

Dora jote ledhatarja, ësht’ e zbetë si qiri. Dora jote ledhatarja lëshon dritën e dëborës. Kur t’a ndjeu magjinë-e pastër që të shtrydheshe prej dorës, Shpirti im i frymëzuar rëgëtiu në llaftari. Se me lëndë magjistare u pat bërë tul’ … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Ti po vjen që prej së largu

Ti po vjen që prej së largu magjiplote-e dal-nga-dal. Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mi lëndina. Nënë thembërzat e tua përgëzohet trendelina, Shtrihet luleja mitare e zëmbakut që t’u fal. E si shkon me hap të … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Syr’ i fshehur

Malli jonë q’u pat shuar, Malli-i bërë fije, Sot më gjet të zemëruar, Më pru lotë zije. Un’ u ngrita që-me-natë Posi dashurija – Pse m’u lag o! syr’ i thatë Në mjerim të tija? Ësht’ agim tashi moj mike, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Poradeci

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir. Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije, Dyke sbritur që nga qjelli përmbi fshat po bëhet fir… E kudó krahin’ e … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Zemra e liqerit

Dirgjet shpesh liqeri-i kaltër E pushon në mes të ditës, Sipër ti buçet prej fundesh Pasqyrim’ i ti shëndritës. Val’ e urtë-i shtrohet anës Dal-nga-dal e fashe-fashe, Që prej zallit të përbujshëm Nisen lundrat levorashe. Po atje ku nisen lundrat, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me

Ç’dëgjoj me sy të trembur

Ç’dëgjoj me sy të trembur fytyra që m’u prish? Një këng’ e llaftaruar po vjen prej lartësish! – Ah! zëri yt që zbriti prej botës së pa ane, Po heth posi me ruáza në qelq të një kambane. Këndimi yt, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Lasgush Poradeci | Etiketuar me