Në zemër

Në zemër kam kyçur mahnitjet Ndaj netëve perëndimtrëndafilta, Qiellin e spërkatur me qumësht hëne, Qiellin e arnuar me re vënde-vënde Ku yjet vështrojnë si nga dritare e muzgut. ...Në zemër ndiej botën e ardhme, Dëshira të reja si vajza të lira Që ndjellin vështrime pa frikë Si statujat e inauguruara. Në zemër kam kyçur dhe … Vazhdoni leximin e Në zemër

Advertisements

Mendoj e nuk fle

Po fle ti në gjirin e natës... Mbi faqe të qesh pafajësia, si flutura t'arta rreth llambës të sillen dëshirat e mija. Zgjat duart t'i kapësh në gjumë, po ikin ato, si ze dot. E si mund ta dish ti që unë mendoj e nuk fle për ty sot? Koçi Petriti Albumi i lirikave (2004)

Lumi

Shpesh rri në breg të këtij lumi, sikur të jem me një njeri, pastaj gjith natën s’më merr gjumi me kotpushtetësinë e tij. Pa thënë asgjë të re në botë, të tjetërsohet shkon në det, si dhe njeriu krejt i rëndomtë mes të rëndomtëvet humbet. Veç kur trazohet nga rrëketë e ngre kaskada e shtratit … Vazhdoni leximin e Lumi

Iriqi

Thonë se kur bota s’kish të liq e s’pat nevojë askush të qe dinak, s’kish gjëmba mbi kurriz as ky iriq, që sa na ndien, mbështillet rrumbullak. Koçi Petriti Albumi i lirikave (2004)

Kau

Pas pune përfund arës ulet, çlodhet e ripërtypet kau balash, ia thith lëndina e qëndis lulet, të ndritshmet jargë si mëndafsh. I avullon djersa në shpatull, një zog mes brirvet ulet e çuket, i shkul ca lesh e rend në ndonjë hatull të thurë me të çerdhen e vet. Po një njeriu të tjetër lloj … Vazhdoni leximin e Kau

As mundem të të mbaj

As mundem të të mbaj, as bindem të të ndaj, ndonëse guxim i krisur më jep shtytje, e toka që i zbon avujt e saj shpesh kërkon shi e shpesh pëson përmbytje. Koçi Petriti Albumi i lirikave (2004) ------------ p.s. Vjersha është pa titull në këtë botim.

Dhëmbja

Kufijtë e zemrës, që e ndiej si rreh, urren e përkëdhel, unë i kam shtrirë më përtej se sa ky truall ku po shkel. Nga maja e dhëmbjeve të mija shoh njerëz, shoh dhe derra, dal udhve i mbytur nga mërzia, një çap nga buzëhumnera. Nga dhëmbja ime dalin zogj, skifterë hapësirash e ç’kam në … Vazhdoni leximin e Dhëmbja