kritika letrare

Kjo faqe i kushtohet kritikës letrare mbi veprën poetike të autorëve të përfshirë në antologji.

Është një faqe që varet krejtësisht prej bashkëpunimit të personave që dëshirojnë të dërgojnë shkrime, pjesë studimesh apo ese për publikim. Ekstrakti apo përmbledhja e materialeve të gjata është më e përshtatshme për natyrën e botimit këtu. Bashkëpunimi është i mirëpritur. Niveli cilësor i materialeve të dërguara është kusht i domosdoshëm për publikim. Botimi në media apo faqe elektronike të tjera, njëkohësisht apo në të shkuarën, nuk përbën pengesë për sa kohë e drejta e publikimit është në dorë të autorëve të tyre.