Lasgush Poradeci

lasgush poradeci

Kur të më jesh e zemëruar, me shpirt të vrarë-e varfanjak,
N’ e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t’ ënd s’do heq aspak;
S’do psherëti n’ e lënç të vdesë, a në m’ a thënç në mos m’ a thënç:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s’ ate, që të më bësh të prishem mënç.

Llazar Sotir Gusho (1899-1987), alias Lasgush Poradeci.

Një nga poetët më të mëdhenj të letrave shqipe. Rrojti gjatë, por heshtazi refuzoi pas lufte t’u shtrohej rregullave të artit socrealist dhe shkroi vetëm pak poema e balada, për t’u marrë me përkthime letrare. Pothuaj tërë krijimtaria që la trashëgim, u shkrua mes dy luftërave të mëdha.


Botime

=> lista e plotë e botimeve


Pasqyra e lëndës *

– 1 –

Nga libri VALLJA E YJVE (1933)

– 2 –

Nga libri YLLI I ZEMRËS (1937)

– 3 –

Nga libri VDEKJA E NOSITIT (1978)


* Fletorja e Poradecit është ende e paplotë. Lëndë e re do të publikohet në një kohë më të vonë.