Fan S. Noli

fan s noli

Te Ura, te Ura,
Vajtoni, o burra,
Thomsonin e ngratë që ju vet’ e vratë,
Që pas nuk i ratë, po vetëm e latë,
Kur shkonte kaluar të vdesë për ne,
Për ju, të mallkuar, që s’doni Atdhe.

Theofan Stilian Noli (1882-1965), alias Fan S. Noli (njohur edhe me pseudonimin letrar Rushit Bilbil Gramshi).

Një nga figurat më komplekse të jetës letrare e politike në Shqipërinë e periudhës mes dy luftërave të mëdha. Përkthyes, prift, diplomat, studiues, publicist, historian, poet, politikan, ende nuk ka një mendim të kristalizuar se cila është vepra e tij më e madhe, nisma për themelimin e Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare apo hedhja e themeleve, bashkë me të tjera figura, e shqipes së ardhshme letrare nëpërmjet përkthimeve të jashtëzakonshme të gjigandëve të letrave botërore. Sa i takon letërsisë origjinale, lëvroi pak e kryesisht poezinë politike.


Botime

  • Albumi / 1948
  • Vepra (1) / 1987 (red. V. Bala, N. Jorgaqi)

=> lista e plotë e botimeve


Pasqyra e lëndës

– 1 –

Nga libri ALBUMI (1948)

– 2 –

Nga libri VEPRA (1) (1987)