Kryqësimi

Po troket çekani Po kërcet mejdani Dor’ e këmb’ i çpon, Krishtin kryqëson. Me tërbim goditin Me gjëmim e ngjitin Turma ulërin Nëna blegërin. Çdo peronë plagë Përvëlon si flagë Çurka gjak buron Fryhet dhe pikon. Kryqet ngulen, shtisen, Tallen, qesëndisen; Sipërkryqe tre Tri Mari përdhe. Fan S. Noli Albumi (1948)

Lidhje e paçkëputur

Ti moj Engjëll, moj Shejtane, Moj Zambak e moj shafrane, Ti më dehe të papirë Me tufan e me farmirë; Moj kurbatkë katarroshe, Moj sarhoshe kokëboshe, Më përpjek qoshe më qoshe; Me zinxhir po më zvarnis, Më shastis e më bezdis, Më kërdis, më çakërdis; Ti ma syrgjynose gjumin, Ti më mbylle në budrumin, Ti … Vazhdoni leximin e Lidhje e paçkëputur

Sofokliu

Sofokliu ishte budalla, Kur u mplak, edhe Kupidi e la, Tha: “Shpëtova nga një maskara!”         Goja, pra, iu tha. Sofokliu nuk e kishte mirë: Plaku s’ka takat, po ka dëshirë. Gjalpë s’ka, po ka një pus me hirrë,         Furrë dhe trazirë. Kam Ferid Asllanin si shahit, Tetëdhjet’ e pesë vjeç ashik: Amerika, Evropa u çudit, … Vazhdoni leximin e Sofokliu

Anës lumenjve

Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së. Ku e lam’ e ku na mbeti Vaj vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq e i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur! Seç e shempnë … Vazhdoni leximin e Anës lumenjve

Jepni për Nënën

Ç’thotë ajo e ve e gjorë, - Mbretëreshë pa kurorë - Faqeçjerrur, leshlëshuar, Shpirt e zemër përvëluar, Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!”         Mbahu, Nëno, mos kij frikë,         se ke djemtë n’Amerikë! Qan e lutet Nën’ e mjerë, Kërkon vatrën edhe nderë, Do lirinë dhe atdhenë, Si ç’e pat me Skënderbenë. … Vazhdoni leximin e Jepni për Nënën

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o Flamur shkabë, O vënt e vatr', o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, Flamur i zi! Fortesë shkëmbi, tmerr tirani, S'të trëmp Romani, as Veneciani, As Sërp Dushani, as turk Sulltani, Flamur i madh për Vegjëli. Flamur që lint Shën Kostandinin. Pajton Islamn' e Krishtërimin, … Vazhdoni leximin e Hymni i Flamurit

Shën Pjetri në mangall

Fryn e shfryn veriu, Ngrin, mërdhin i ziu Dhe mangallit i afrohet                 Që të ngrohet. Krishtin brënda e gjykojnë Dhe pas ligjës e dënojnë, E goditin dhe e shtyjnë,                 E pështyjnë. S’del askush që ta shpëtonjë; Roma do ta kryqësonjë, Triumfon Legaliteti                 Dhe Laneti. Kur e rrahin dhe e tallin Pjetri ngulet mi mangallin; Kur … Vazhdoni leximin e Shën Pjetri në mangall

Krishti me kamçikun

Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë Janë shtruar sarafët pa shpirt e pa besë, Tregëtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrytojnë, Thon’ ashtu Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë. Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë, Dhe shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë, Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten. … Vazhdoni leximin e Krishti me kamçikun

Moisiu në mal

Ngjitet përpjetë Malit të shkretë Kryeprofeti, trimi me fletë, Të bisedonjë me Perëndinë         Për Palestinë. Arrin në majë lart i kapitur, Qëndron me frikë, pret i tronditur, Dhe Jehovaj’ i flet prej reje         Me zë rrufeje: “Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni, Tokën e shenjtë kurrë s’e shkelni Skllevë, bij skllevësh, s’e meritoni … Vazhdoni leximin e Moisiu në mal

Thomsoni dhe kuçedra

        Te ura, te Ura,         Vraponi, o burra, Me armë, me topa, me kordh’e me shpata, Se dolli kuçedra e errët nga nata, Se ngriti bajrakun e lyer me gjak Dhe sulet prej Shjakut në Durrës me vrap.         Kuçedr’ e Turqisë,         Hyen e urisë, E rrahur nga Greku, nga Serbi e Bullgari Do gjak të thëthinjë … Vazhdoni leximin e Thomsoni dhe kuçedra

Çepelitja

Isha shtruar në hajat, Çepelitja me rahat. Ajo vjen edhe më shtrohet, Pran’ edhe më pran’ afrohet. Unë çepelit e pre, Ajo sulu dhe mbërthe. I largohem me usull, Qasjen nuk e bënj kabull. Ik’ e ik’ arrinj në mur, Ajo pas e s’lë kusur. Un’ i thom: “S’e marr vesh, Mos më tall, mos … Vazhdoni leximin e Çepelitja