V. Zë́mëra.

Fuqi’ e Perëndisë
Duketë tek do,
Se shpirt’i gjithësisë
Po është ajó.
Ajó ‘shtë gjithë ç’janë,
Është në ç’do vënt
E dúket më ç’do anë,
Në trup e në mënt.
E shóhëmë në qiej
Në shi e në rê.
Ndë hën’ e në për díej
Ësht’ë edhé në dhê,
Më tepër zëmrën t’ënë
Atë́ kâ për fron,
Nuk ja dëgjón zënë ?
Zëmrën s’e dëgjón ?

N. H. F. [Naim Frashëri]

Luletë e verësë (1890)

Advertisements