Pse s’ vjen! o dit’ e mirë!
Pse vallë nukë vjen ?
Gjer kur në errësirë?
Mos Zoti të pëlqén?
As hidhe gardhë,
Dhe shpejtó pakë,
O dit’ e bardhë.
Dhe jakë, jakë,
Se të pres,
Núkë vdes.
Jak’ o dit’e uruar !
Që lind nga perëndón,
At an’ e ke ndrituar,
E ne pse na harrón
Dritëz’ e jetës!
Edhé e motit
Dh’e së vërtetës,
Dhe gaz’ i Zotit,
Ndritëna
E ngjohna.
N. H. F. [Naim Frashëri]
Luletë e verësë (1890)