III. Dit’ e rê.

Sot është një dit’ e rezë që përsëritetë moti
Lint vera, lint ngrohtësija, lint Aliu vetë Zoti,
Është një dit’e bekuar, që rrjeth qjejshit bukurija,
Del në shesht zot’i vërtetë, rrëfén futýrën’e e tija
Ngjallen të vdékurit gjithë, mal’ e fusha gjelbërojnë,
Qjelli qesh, dheu gëzohet, dhe lúletë lulëzojnë
Thonë dímëri na prishi, po s’ na humbi dot për jetë
Erdhi kjo dit e na gjeti, nuk e la dhenë të shkretë.
Qíelli është ndrituar edhé bërë si pasqyrë,
Dheu është zbukuruar, bërë fytyrë fytyrë,
Veshur në bar e në lule edhé në gjethe në fletë,
Bukurí e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë.
Ujëratë po burojnë, dhe venë tuke kënduar.
S’shoh gjësendi të pëlurur, gjithë janë lar e ndruar.
Shqérratë po blegërijnë, edhé më́matë kërkojnë,
Zoqtë nër gjethe lëvrijnë, dhe këndojn’ e fluturojnë.
Gjithë ç’ janë ngjallen çelen përsëriten zbukurohen,
Duhen, qeshin, rrojnë, prëhen, edhé këndojn’ e gëzohen.
Lint Aliu, tfaqet drita, del Zoti, vjen e vërteta.
Mbleron dheut ëmbëlsira, edhé rojit po si bleta.
Në këtë́ goshtí të Zotit gjithë bota janë ftuar,
Të bë́henë një shpirt një trup e të jenë të pajtuar.
Është dit’e dashurisë, ditë’ e vëllazërisë,
Dit’ e mbarë e gëzimit, dit’ e bardh’ e miqësisë.
O njeri ! Çpas këtáj kurrë fjalë të ligë mos thuash,
Po përshëndósh gjithë ç’ janë, thuaj gëzuash! gëzuash !

N. H. F. [Naim Frashëri]

Luletë e verësë (1890)