II. Koh’ e shkuarë.

        Kam pushuar, jam qetuar,
Dhe ri më nj’an’e derdh lot.
Me zëmrë të përvëluar,
Me helm me hidhërím plot.
        Si zogu, kur bje e fryn
Dheu mbúshetë me dborë,
Nën’ shtrehët i mjeri hyn.
Pi i varfërth e i gjorë,
        Shoh dëbórënë që bije,
Edhé zinë që ka rënë,
Botën pa shij’e pa hije,
Dhe s’ guxón të nxier zënë,
        S’ shoh gjëkundi lul’e fletë.
Po të ngrirt’e ftohtësirë
Jétënë gjithë të qetë,
Gjithësinë shkretëtirë ;
        Dhenë të bardhë si vezë,
Dhe pa gjeth’ e pa burbuqe,
Zë́mërzën’e ti të zezë,
Q’e pat si lule të kuqe.
        Më s’sheh as shok, as fis, as miq,
As fëmijë, as folezë,
Dhe shprésëza e ti i vdiq,
E jùpërháp po si rezë.
        Pa kókëzën’e fut në gjit,
Mbyll sýthit e hyn në mejtim,
Mejtohet edhé psherëtít
Me mall shum’e me mallëngím.
        Mos pandéh se fle, a dremít,
Kur e sheh q’është qetuar,
Dhe këllet kókëzën në gjit,
Është gjithënjë́ i xgjuar.
        Me më́ndjezët të ti thotë,
Ah! shkoj, vate, koh’e mirë,
Dua e mundohem kotë,
S’e kthej dot me të pahirë.
        O ju drúrët’e uruar !
U shoh pa lul’e pa fletë,
Të rjepur të varfëruar,
Edhé të that’e të shkretë.
        Kështú si ju edhé unë
Ndë jetët të shkretë u thashë.
O ! sa fletë m’ukëpunë,
Edhé ran’e më̂ s’i pashë !
        Edhé ju fusha e male
Që nukë prishi e s’ ndrohi,
Edhé ju dalë-nga-dalë
Më dúketë po ndryshohi !
        Ah ! dhe ju ishit të tjerë,
Yjt’e bukur, e ti hënë
Kur u shikonja një herë
Tani një zi u ka rënë
        Moj kóhëz’ e djalërisë
Sa me vrap ike dhe shkove,
Hyr’ në gjit të Perëndisë
Edhé mua më harrove.
        Ti ç’ do gjëzë mà tregove
Të búkur’e fort të mirë
Edhé gazë mà shumove
E m’epnje shumë dëshirë.

            ————

        Si t’ja bënjë zëmr’e mjerë,
Me kóhënë gënjeshtare
Që ndróhetë kurdoherë,
Dhe s’ ngjan me të parët fare!
        Po tuke ikur na rrëmbén,
Gjithë ç’ duam e ç’ gjë kemi,
Ah! e shkreta se ç’na gënjén.
Ashtú si qemë më̂ s’ jemi !
        Le të bë́het úrdhëri yt,
Zot’ i madh e i vërtetë ?
Po pse të na mbetej në sŷt
Kjo koh’e shkuar e shkretë !

N. H. F. [Naim Frashëri]

Luletë e verësë (1890)

Advertisements