Orë të ndryshme

Sa herë ke shkuar ende pa ardhur,
    Orët e tua i kam urryer,
        Ti flet e flet me botën tënde,
            Por shans s’më dhe për t’i shkëmbyer…

S’e more ndër duar timen botë,
    Të ndieja dhe unë tiktaket e tua,
        S’kish rëndësi në ishte zemër,
            A jotja orë që më çmend mua…

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements