Netët e poetit

Ndodh shtratit të ndihesh vetëm,
    Kur je martuar me poet,
        Por dy jastëkë kurrë nuk janë tepër
            Dhe nëse shpesh s’shtrihen dy vetë.

Ndodh që netëve yjet nuk zgjohen,
    As hëna si argjend s’përmendet,
        Ndaj dhe poeti rri e thur vargje,
            Që një kuptim natës t’i gjendet.

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements