Mbështillju kohës sime

Rrugës hedh hapat nxituar,
    Si të më ndiqje dhe ti nga pas,
        Vështrimi pas më mbetet mua,
            Dëshirë pafund, pak të të ngas…

Gjithçka e heshtur muzgut që bie,
    As hije s’munda dhuratë të lë,
        Nuk ishte dielli që po kërkoja,
            Por pakëz kohë, me ty në të…

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements