Fundvjeshtë

Sonte do hesht…

Jam pemë fundvjeshte,
me të vetmen gjethe
në buzë të ngrirë…
Ndaj sonte do hesht,
që të kem ç’të them
kur para meje
të shfaqesh ti…
e unë të flas,
(përsëri do flas),
edhe pse jashtë kudo,
bora do jetë shtrirë…

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements