Stoli i vjeshtës

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
    Qilim i vjeshtës të jetë zbuluar,
        Gjithçka përreth të ndihet zhveshur,
            Aty do jem, s’të kam harruar.

Do marr me vete stolin e drunjtë,
    Aty-këtu me germa gdhendur
        Ca data puthjesh shkarravitur,
            Nuk skuqem më, për t’i përmendur.

Nëse një ditë do ndihesh ftohtë,
    Kur vera tradhtisht është fshehur,
        Me stolin tonë do vij me vete,
            Pas ngjyrash vjeshte do jem dehur…

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements