Humbur

Nuk është rastësi kjo ditë shndërruar në gri,
    Një diell mëngjesi që s’u duk aspak,
        Ëndrrës së sotme s’u pa fëmijëri,
            Veç gjethe të rëna që shtruan në park.

Një vjeshtë që erdhi më herët se ti,
    Një det që përtoi të lëvizë dhe valët,
        Vetmuar u ndjeva në verën e ikur,
            Në shiun që nisi, më humbën dhe fjalët.

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements