Tëndja botë

Ndonjëherë,
Bota duket e vogël,
Sa mundesh ta mbash në duar,
Ëndrrës veshja i zbardhet,
Ndaj mundet ta shohësh
Dhe zgjuar…
Dita të duket sekondë,
Dhe orëve vlera u humb,
Ndonjëherë,
Kërkon të pamundurën,
Por s’mundesh
Ta gjesh askund…

Ndonjëherë,
Por vetëm ndonjëherë,
Arrin të mbash
Dhe botën në duar,
Ti pret që qielli
Kokën të tundë,
Të hedhë çelësin
E imagjinuar…

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements