Lutja e fluturimit

E fundit imja lutje,
ka qenë të fundit
fluturim,
kur retë-fëmijë
më silleshin rrotull,
e qielli,
puthje mëngjesesh,
shndërruar për zgjim…

E nisa të flas
fare ulët,
pothuajse e mekur,
dhe pa-zë,
në moment dashurova
dhe gurët,
e lusja tokë,
të shtrihesha mbi të…

Dhe m’u duk gjithçka
qesharake,
ndonjë zënkë e mbrëmjes,
(vërtet pa kuptim)
të qarat e dashnorëve
kurriz-kthyer,
a ndonjë ironi
e komshiut tim…

Ndaj flisja pa zë
në të fundit lutje,
(kur isha e vetme)
gjatë të fundit fluturim
dhe pamjet nga lart
nisa t’i shoh ndryshe,
e puthja me tokën,
shijoi si rizgjim…

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements