Mollë dimri

Kur të kesh
tradhtuar një herë,
gjithçka do duket
tjetërsuar,
memories do kërkosh
të shkuarat ditë
t’i flijosh,
apo t’i mbysësh
me të tuat duar…

Pa ndryshe do nisësh
të shijosh
të ndaluarën mollë
që dimrit
veç për ty piqet,
dyshimshëm,
do shohësh kalimtarët,
por nga mendja,
i fundit imazh,
kurrë s’do të hiqet…

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements