Hëna kurioze

Hapi derën ngadalë
Dhe vështroi si flije,
Kërkoi të puthë
Frymën e ngrohtë,
Por s’mundi,
Dhe pse u shfaq
Si hije…
Urreu ditën që zbardhi,
Dhe nga dhoma
E nxori pa dëshirë,
U zhduk
E gjora hënë,
Duke rendur,
(Rendi ajo)
Ndjekur nga dita,
Që sapo kish gdhirë.

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements