Malli

… shfaqet në çdo notë,
që ajri me të tijin ritëm,
nis e luan ditëve të tua…

… vërtet marrim frymë,
por ndryshe
i zvarrit malli minutat…

e nesërmja është – vonë,
e djeshmja – na ishte njëherë,
                    të quan.

Alma Papamihali

Shtegtim pulëbardhe (2009)

Advertisements