Peizazh në fund të vjeshtës

Shiu me gjyma tokën e lau skaj më skaj,
Djersën ia hoqi nga gjoksi e sqetullat;
Rrjedh uji nga trupi i lagur i saj,
Rrjedh nga flokët e vetullat.
Dushi i madh gjëmon e zien anembanë.
Ç’bëhet kështu?
Pas punës toka e lodhur pastrohet,
Toka vjen erë uji si një grua pas banje;
Me çarçafë të bardhë në dorë dimri afrohet
Dhe qesh: “Ta mbuloj, mos më ftohet!”

1982

Dritëro Agolli

Udhëtoj i menduar (1985)

Advertisements