Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 30)

[Këngët e Milosaos]

    KANGJELI XXX

Friti ēr’ e malevet
e rrëzoi hjēn e lisit:
gjaku im te lum’ i Vodhit,
ghapni spërvierin
ushtërtōr, u të́ më̀ shogh
Skutarin e time motër
te finestë̀ra kundrēla.
Më̄ atje së zgjoniem
lulevet çë tundën era
si suvā’ e pa fërnuam.
Mbjidhen shokë̀t mbrëmanet
ndë̀ katund ndë̀ vatërët,
u m’ i lē si ë̀ndërrëz.”
S’ ë̄ më̄ e Millosāt.

(fund)

Jeronim De Rada

Vepra letrare II (2014)
[Këngët e Millosaut / I Canti di Milosao
(Botimi i parë, 1836)
]

Advertisements