Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 14)

[Këngët e Milosaos]

    KANGJELI XIV

Prā çë dielli i rā te shtrati
m’u pataks mixorja,
vū njinje të veshurat
duall ka rrīj i bir’i zotit.
Nj’ ēr ngrënej bughuathin
ja e shtëfrīnej murevet:
mosnjerī shkonej atēj,
vetëm fjit te būz’ e udhës
ajo Rīn ndë vatërët.
Ri{na}: “Dju ndë trimi i ghadhjār
më̄ të̀ shkōnj kë̀saj ūdh!
Fanëmīrat nd’ at Ghreqī
çë́ të̀ folët i gjegjen!
Vate, tha me vetë̀ghēn”.
U pruar te shpī’ e saj,
mori tēl e trastien
e më vate kā ullinjë̀t.
Mbjidh ullinj e qānej;
çë́ shkararti pes ullinj
tek i pesti u porsilis;
atie i qëlloi gjūm.
Trimi nd’ ëndërr më ju duk
çë m’ i dil tek udha e lumit:
fushat mb’ ān īn pjono bōr,
shqë́ndet ngrāgh i pikullojin.
Tr{imi}: “Me ktë́ mot të bëje finjën!
Duart si më́ t’ u nguqë̀tin!”
Vashë̀s i vej buza mbë gaz: (,)
porsi njota nj’ ēr e keqe
shkundi borë̀n e fushavet,
e përfllushi si suvāl,
e të kalthër si një dejt
posht rehjevet e ghapi.
Vate trimi i nisurith:
Ndë një̀ spart ajo e zë̄n
prapa ruati e llārg e pā
si një fjutur nd’ ata uj
çë tundet e vende vende
zbardhën të kë̀puturith.
Porsa u ngre vorē j’e ftoghët
çë m’ i ngriti xerkëthin
e gjūn e zbuluarith;
m’ i kë̀puti gjumë̀thin.

(Vazhdo leximin: pjesa 15)

Jeronim De Rada

Vepra letrare II (2014)
[Këngët e Millosaut / I Canti di Milosao
(Botimi i parë, 1836)
]