Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 1)

[Këngët e Milosaos]

KANGJELI I

Lis jeta kishë́ ndërruar,
uj të̀ rī ndë dejtit
kalthëruar te dit’ e rē:
por llumbārdh’ e Anakreontit
rronej Tēmp e moçë̀me.
Nd’ uj një dit vate te mali
e s’ u pruar si kish zākon.
Vet çë̀ atë́ s’ e thajti bora,
s’ e përgjaku akulli,
se m’ u resht njera çë̀ rā
tek e bardha shpia ime.
Kūr te drita dheu me shpī
u zbulua je dejti
si gharea çë̀ del për sīsh,
mua më̀ zgjoi, tue fjuturuar
qelqevet finestë̀rës.
M’ u pataksa e ruata jashtin:
rrusht pak skallangūr
dheut [t]ë̄n i kīn hjē;
lule liu të̀ ghapura,
nd’ era i tundën e përzien,
nd’ at ninul qeshë̀njën:
si ato lule qielli:
Ti ruaje e së́ kultoje
një́ mbuīn njerë̀zish:
kallë̀zoret mbë dhemat
mbajn kangjele. Kā i ghoi
aghiena ndër time motë̀ra
kish’ arrë̄n; e më́ma ime
ëmrin tim thoj për ndë̀ shpī.
Një̄ gharē m’ u rrodh te kurmi
si gharea mbrëmjes te shtrati,
kūr vajza e ngroghët
ndien pë̀r të parë̀zën
sist çë́ m’i frighien.

(Vazhdo leximin: pjesa 2)

 Jeronim De Rada

Vepra letrare II (2014)
[Këngët e Millosaut / I Canti di Milosao
(Botimi i parë, 1836)
]

Advertisements
Ky zë u postua te Jeronim de Rada dhe u etiketua si . Faqeruani permalidhjen.