Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 5)

[Këngët e Milosaos]     KANGJELI V Çë́ të vēn ndë dejtit noerīt zëmë́ra ime? Zbardhë̀tin anīzit (,) ruatin pran’ u sheghë̀tin... Erth dita e Arbërit. Ndōmos vëdekurith mbī shtrat na vemë̀nith mos përpara shpivet; e te bota na gharronen shokë̀t e vëllezërit, kronjet e katundi īn. Nani çë́ nata e zēz me të butëthin një … Vazhdoni leximin e Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 5)

Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 4)

[Këngët e Milosaos]     KANGJELI IV Ish e diella menat e i bir’i zonjës madhe ngjitej tek e bukura të m’ i lipën një pik uj se ish et’ i djegurith. Vetëm e çoi ndë vatërët çë këshēn më pjeksënej. Ata dughëshin e s’ e thoshin. Vajza me buzën mbë gaz: “Ç’ ë́sht e ikën … Vazhdoni leximin e Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 4)

Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 3)

[Këngët e Milosaos]     KANGJELI III Ish e mbrëm’ e Shën Mërīs e vashat lëshuame kā të bridhurit, ndër dier fjisin, se ndë̀ vatërët s’ īn të jatërat e vrërët. Paru e zë́j nj’ anangasī, ndaghëshin ār e linēr, pritej nata tek na; gavnare bila zonjash të́ luajin të përdorme me të nderëm bil bulari: … Vazhdoni leximin e Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 3)

Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 2)

[Këngët e Milosaos]     KANGJELI II Vreshtat īn të verdhullore; erth kā mali dhelpëra me të lodhëta të bilat, porsa paru inë́ të̀ vjela: E te ghera çë ndër sheshet sqepet dielli si te bota ëma çë kënduan një valle, vet Fjokat u m’ u hjimisa. E përveshurëz e lart me kë̀shēn të pjeksurith ndë … Vazhdoni leximin e Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 2)

Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 1)

[Këngët e Milosaos]     KANGJELI I Lis jeta kishë́ ndërruar, uj të̀ rī ndë dejtit kalthëruar te dit’ e rē: por llumbārdh’ e Anakreontit rronej Tēmp e moçë̀me. Nd’ uj një dit vate te mali e s’ u pruar si kish zākon. Vet çë̀ atë́ s’ e thajti bora, s’ e përgjaku akulli, se m’ … Vazhdoni leximin e Këngët e Millosaut (Botimi I, pjesa 1)

Qerbelaja (poema e plotë)

[LËNDA: kap. I; kap. II; kap. III; kap. IV; kap. V; kap. VI; kap. VII; kap. VIII; kap. IX; kap. X; kap. XI; kap. XII; kap. XIII; kap. XIV; kap. XV; kap. XVI; kap. XVII; kap. XVIII; kap. XIX; kap. XX; kap. XXI; kap. XXII; kap. XXIII; kap. XXIV; kap. XXV] -------------         I Urdhëro, … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (poema e plotë)

Qerbelaja (pjesa 25)

    XXV Besuamë Perëndinë edhe Muhammet-Alinë Hadixhen' e Fatimenë Hasanë edhe Hysenë Imamët të dy-mbë-dhjetë, që ishinë të vërtetë. Kemi mëm' e at' Alinë, q' e njohëm si Perëndinë, të parë kemi Xhaferë, nukë njohëmë të tjerë, kemi plak mi njerëzinë Haxhi-Bektashi-Velinë, Zotn' e udhës së vërtetë, q' ishte si Aliu vetë se ishte nga … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 25)

Qerbelaja (pjesa 24)

    XXIV Po Sefahu s' rrojti shumë; Oh! moj jet e-shkret' o lumë! Ndënj në vënt të tij i-parë, i vëllaj, po s' vate mbarë. Ajy ish Ebu-Xhaferi, që pat zëmërë pej derri! duke prishur parësinë, ngreh në Bagdat mbretërinë, dhe i shton ditë me ditë, shtrigërit' e ligësitë! me Abdullllahnë e prishi ligësi të … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 24)

Qerbelaja (pjesa 23)

    XXIII Mervani mbleth ushtërinë, të-tërë, q' e kish të tinë, edhe derdhet të lëftonjë, mbretërinë tja mburonjë, ishte posi mizërija, e-shum ushtëri e tija, po ishte për të rrëzuar ajy fron' i mallëkuar! q' e kish ngrehur djallëzija, dhelpëri e ligësija, ishte fron i Mavijesë! i bushtrësë së pabesë! ajo mbretëri e shkretë! sa … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 23)

Qerbelaja (pjesa 22)

    XXII Gënjeshtra me të-vërtetën po haheshin gjithë jetën, e-vërteta kish Alinë, gënjeshtra jezitërinë, po dha dritë Perëndija, dhe u xgjua njerëzija, kupëtuan mirësinë, prunë nër mënt dhe lirinë, se po i shoj djallëzija, i përmbysi rrobërija, pa e lanë Mavijenë, zunë mëmë-Fatimenë, hodhë poshtë djallëzinë, zunë Muhamet Alinë xgjodhë Hysejn' e Hasanë lanë Jezitn … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 22)

Qerbelaja (pjesa 21)

    XXI Ybejdi nga Shami dolli, shtatë dhjetë mijë solli armiku i Perëndisë, mundonjës i-njerëzisë, po vinte me shumë bujë, e me të madhe rrëmujë, kish shumë trima të-parë, të-dëgjuar kordhëtarë. Ibrahimi u lëshua, fluturoj posi fajkua, i dolli me mijë tetë trim i-math e i-vërtetë. Ushtëri e-mallëkuar gjithë dhen e kish mbuluar, te lum … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 21)

Qerbelaja (pjesa 20)

    XX Ëngjëll! xbrit nga Perëndija e jakë nër mënt të-mija, se dotë rrëfenj Myhtarë, kordhëtarë trim të-parë, Ibrahim-Maliq-Eshterë, dhe Sylejman' e të-tjerë, q' ishin burra të vërtetë, dhe pa shok në këtë jetë, pa pasdaj dh' Eba-Myslimnë burrën e-vërtetë, trimnë, po jakë me ëmbëlsirë, e m' i sill në mëndje mirë. Ishte shuarë Syfjani, … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 20)

Qerbelaja (pjesa 19)

    XIX Fjala posi zokth' i shkruar me vrap duke fluturuar u përhap e mori dhenë mësuanë gjithë ç' qenë, qau gjithë njerëzija për gjith ato të këqija, pa miqt e asaj fëmije, q' ishin njerës Perëndije, miqtë e Aliut zinë zun' e Muhamet-Alinë, bot' e-tër u ngrit më këmbë donin t' a hanin me … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 19)

Qerbelaja (pjesa 18)

    XVIII Diell' ish duke përmbysur, dita ishte më të ngrysur, qiell i tër ishte nxirë, jeta ish bër' errësirë, e-vërteta ish drobitur, gënjeshtra ishte rritur. Kështu dukej në të parë, dhe nga punë, që kish ngjarë mbretëronte Mavijeja, s' kish të bënte Fatimeja, Imam-Hysejni ish vrarë, Jezitit i vinte mbarë, kishte mundurë Syfjani, edhe … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 18)

Qerbelaja (pjesa 17)

    XVII Zot i-math e i-vërtetë! ç' qe kjo kaq e-keq e-shkretë! Zëmëra më mallëngjehet, kjo herë nukë rrëfehet! s' ngjan dhe më herët e tjera! popo! ç' panë grat e-mjera! Veç ti, Zot, u dhe durime, zëmratë i bëre trime, kjo s' ish punë, që durohej, zëmra soje përvëlohej! E pritnë me shumë shpresë! … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 17)

Qerbelaja (pjesa 16)

    XVI Ajy Imam' i-vërtetë, burri trim pa gjë të-metë, ishte veshurë si pylli, edhe ndrinte posi ylli, armëtë i vetëtinin, armikëvet frik u shtinin, mburronjën e Hamzajt mori dhe kordhën e t' et përdori, qëndroj kundrejt ushtërisë s' armikut të Perëndisë, andej ish Jezitërija këtej vetë Perëndija qëndroj kundrejt ushtërisë nder i gjithë njerëzisë, … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 16)

Qerbelaja (pjesa 15)

    XV Qiej, yj, edhe ti hënë, ti flamëmadhe e-thënë. Yll i-Marrë luftë dhënës, gjak-derdhës e brengë-shtënës, që je i-kuq posi gjaku, dhe ti, dhe ti, vetë plaku! e ti, që vjen duke kthyer, e del me të xbardhëllyer, Afërditëza bardhushe, trup bukura sy-larushe, ti dhe bar-e-gjethë-shumë, lumë-math e punë-lumë që, sikur t' a kesh … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 15)

Qerbelaja (pjesa 14)

    XIV Imam-Hysejni po rrinte, derthte lot e psherëtinte, sa më tepër mejtohej, zëmëra aq i lëndohej, tha: e shkreta e thënë! ti njeriu s' ja ke dhënë këtë, që më dhe sot mua! Oh! njerëzija mu shua, një-nga-një i nisa vetë, i dërgova n' atë jetë, vallë kaqë kush ka hequr nga ata që … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 14)

Qerbelaja (pjesa 13)

    XIII Abdullllahu i-Myslimit, trim' i-mir i-bir' i-trimit, dolli nga gjithë më parë, nga shokëtë duke ndarë! kal i tija tundi dhenë, dhe armikët gjithë ç' qenë. Abdullllahu u afrua u tha: A më njihni mua? jam i-biri i-Myslimit, jam i-bir' i-ati trimit, q' e vratë me të pabesë, ju njerëzit' e Qofesë! dhe ne … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 13)

Qerbelaja (pjesa 12)

    XII Dielli kish marë dhenë, kish dalë disa hostenë, të-vrarëtë ishin nderë, vdekja donte dhe të-tjerë. Vehepi lejënë mori, dhe u nis për luft i-gjori, ish i-ri e djal' i-mirë, shpirtin' e kish të-pavdirë, dhe s' i kish dirsur mustaqja, i-ndritte si hëna faqja. E qafoj mëmëz e-tija q' i dha durim Perëndija, ish … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 12)

Qerbelaja (pjesa 11)

    XI Nata si lumi po shkonte, posi zogu fluturonte, lëmsh i dheut rrotullohej rreth diellit e s' qetohej, edhe si qerthulli kthehej, me punët të-tij rrëmbehej, nukë dremitte, as flinte, në hapësirët shëndinte, yjtë të-gjithë po ndrinin, vinin rrotull e lëçinin; Mari, yll i luftës plaku, dukej i-kuq posi gjaku! Yjtë e qiellit s' … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 11)

Qerbelaja (pjesa 10)

    X Zoti ynë me Ymerë u poqn aty shumë herë, edhe shumë fjalë thanë, po punënë nuk e ndanë, pasdaj erdhë me Ymerë dhe shumë shokë të-tjerë, pa u tha Imam-Hyseni. Ju zotërinj si e gjeni? Unë u them, mos më ngini në punët t' ime më lini, të këthehem nga Meqeja, e të … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 10)

Qerbelaja (pjesa 9)

    IX Qasuni, shokë të qajmë, e zi paskëtaj të mbajmë për dhëmbjet t' Ali-Abasë, se j' u qasninë Qerbelasë! Thotë peshë Qerbelaja, edhe të-ngarët' e saja, njerëzinë e peshojnë, të vërtetënë tregojnë; këjo e rrëfen njerinë, mirësin' e ligësinë; më nj' an' është Perëndija, e drejta dhe njerëzija, m' anët tjatrë djallëzitë, turpetë e … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 9)

Qerbelaja (pjesa 8)

    VIII Më nesëret në të ngdhirë e thirrë Mehmet Qethirë! se armikët kallëzuan, papo erth e i rrethuan. Me të vajturë Mehmeti, prap u ngrit gjithë qyteti, Ybejd' i kërkoj Myslimnë, dhe Myhtar e Ibrahimnë. Mehmet Qethiri ish burrë, i tha: nukë të jap kurrë! Kush më shkel prakn e shtëpisë, më vjen ng' … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 8)

Qerbelaja (pjesa 7)

    VII Mavijeja mbret ish bërë, e njerëzitë të tërë i pabesi i mundonte, dhe njeri nukë peshonte, shumë punë shtoj e nxorri, botënë më qaf e mori, me një tërkuzë të-shkretë njerin' e lidhi për jetë! S' qenë mjaft këto që bëri Mavije zëmërë-gdhëri, po shtërngoj dhe njerëzinë, parësin e pleqësinë, që të njohënë … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 7)

Qerbelaja (pjesa 6)

    VI S' e munt djalli Perëndinë, as Mavijeja Alinë, se s' mundetë mirësija, s' bije poshtë Perëndija. Nj' emërë që rron për jetë, thua ësht i-Zoti vetë. Aliu zemrën e kishte trime shum e nuk e prishte, me fjalë plot ëmbëlsirë zih t' i bij në udhë të mirë, të mblith mëntë njerëzija, e … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 6)

Qerbelaja (pjesa 5)

    V Më nesëret me gdhirë, u ngrit ajy zot i-mirë, u fal me Zotn' e-vërtetë, dhe hipi e dolli vetë. Kal i tij kur hingëlliti, gjithësin e trënditi! U tremp shumë nga dyldyli Mavije zëmërë fyli, se s' e kish parë më parë përmbi krye Zylfikarë! aqe shumë ju tremp syri, sa brenda në … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 5)

Qerbelaja (pjesa 4)

    IV I dashur' i Perëndisë, q' ish miku i njerëzisë, kart' i dërgoj Mavijesë, asaj bushtrës së pabesë, po i biri i Syfjanit s' ju përgjiq t' et të Hasanit. Amr' i-Asit i pabesë ish miku i-Mavijesë, ish njeri i-mallëkuar, e fort shumë i-djallëzuar, s' kish nga njerëzija pjesë pa desh t' i vij … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 4)

Qerbelaja (pjesa 3)

    III Ajisheja me Telhanë në Basrë ungrin e vanë, muarrë edhe Zyberë me pakë shokë të-tjerë, atje mblodhë ushtërinë, të lëftojnë me Alinë. Djalli vetë ishte ngritur, edhe bota ish mahnitur, parësi e vegjëlija, si cili qëllimn e tija, nukë kishte mbetur besë në ditët të Mavijesë njeriu hante njerinë, të huajnë dhe të-tinë … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 3)

Qerbelaja (pjesa 2)

    II Njerezitë gjith u mblodhë, Alinë të-par' e xgjodhë, edhe Telhaj Zyberë e gjithë burrat e tjerë thanë: të vemë Alinë, e të zemë njerëzinë, gjithë kush dorë të marë, e t' a kemi për të parë. Aliu, mua më ndjeni, u tha, një tjetrë të gjeni, në këtë punë s' i qeshi, me … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 2)

Qerbelaja (pjesa 1)

    I Urdhëro, Zot' i vërtetë! e më dërgo tatëpjetë engjëllinë krah-zjartë, fjalë-ëmbl' e këmbë-artë. Dotë këndonj urtësinë, e dotë rrëfenj Alinë, edhe fëmijën' e tija, t' i mësojnë njerëzija, të nxjerr një pikë nga deti, një druthezë nga rremeti, e të tregonj trimërinë dhe durimn' e njerëzinë pa të them dhe Qerbelanë, edhe zotërinjtë … Vazhdoni leximin e Qerbelaja (pjesa 1)