Lulekuqet

Nga cila zemër këtu ju keni mbirë
te kjo lëndinë, anës gjoli,
ç’njeri me plagë u zvarris për të pirë
e ra përmbys buzë ujërave e më s’foli?

Se ndërsa skuqni mbi këtë tokë të vlagët
si kupa buzësh që kaltërsinë pini
na bëni të mendojmë se ju veçse nga plagët,
nga tjetër gjë nuk mund të mbini…

Koçi Petriti

Prush nëpër shekuj (1979)

————

VARIANTE:
Lulekuqet (Balada; 2010)
Lulëkuqet (Lulëkuqet; 1985)