Kur plakun e pyetën

Kur plakun Sali Butkë e pyetën,
ku gjeti aq zemër që aq shumë armiq pat vrarë,
ai për të dëshmuar të vërtetën,
pa fjalë, përballë zotërinjve konsullarë,

nga xhepi i brendshëm i xhaketës
nxori një doçkë të përzhitur fëmije
dhe ua lëshoi sipër tryezës
si aktakuzë e bërë prej Shqipërie…

Koçi Petriti

Prush nëpër shekuj (1979)

————

VARIANT:
Kur Plakun e pyetën (Balada; 2010)

Advertisements