Larg nga syt e tu nëpër shtegtime

Larg nga syt e tu nëpër shtegtime
kalendarit gjashtë fletë i grisa
e nga padurim’ i ndarjes time,
mund të mbijnë gjashtë qiparisa.

Grisa gjashtë fletë kalendari,
ngrysa e gdhiva e ngriva gjashtë net,
ti tani ç’më rri si një gur varri
kur kërkoj mbi bar të të mbështet?

Koçi Petriti

Albumi i lirikave (2004)

————

p.s. Vjersha është pa titull në këtë botim.

Advertisements