Baladë për Kajo Babjenin

Dhe u mblodhën gjithë gorarët
kokë më kokë që nga larg,
mjekra e bardhë e Kajos krihej
porsi mjegull mbi jatak.

Kajua njerëzit vështroi rrotull,
më kurriz mbi bërryla u ngrit
dhe një zë lëshoi në popull
para se të jepte shpirt.

Po ju lë një amanet,
ta mbajë vesh gjithë Gorë-Opari,
lermëni nja dy-tre vjet
gjersa të më shtrohet varri.

Dhe po qe se s’më mbin bar,
dhe po qe se s’digjem nur,
të më ndyni përmbi varr,
mos më gdhendni asnjë gur.

Në vërtet kam qenë trim,
po s’kam qenë për fukarenj,
le të shuhet varri im,
gërryer nga njëqind përrenj…

Dhe vërtet s’iu shua varri,
shëmbëlltyra i ngriu mbi gur,
për çdo Shënjt e shpirt gorari,
Guri i Kamjes lëshon nur…

Koçi Petriti

Balada (2010)

————

VARIANT:
Balladë për Kajo Babjenin (Prush nëpër shekuj; 1979)

Advertisements