Legjenda e nënës

[LËNDA: p. 1; p. 2; p. 3; p. 4; p. 5; p. 6; p. 7; p. 8; p. 9; p. 10; p. 11; p. 12; p. 13; p. 14; p. 15; p. 16; p. 17] ------------ Ish dikur një nënë, quhej Golomare, ish dhe shtëpiake, ish dhe luftëtare. Thonë se Shkumbini thur për të legjenda, … Vazhdoni leximin e Legjenda e nënës

Advertisements

Lirikë për ty që të dua

Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë, kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë, veç në ndodhtë të kthehem në rrënojë ti do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë... Unë emrin tënd s'e kam vënë në asnjë vjershë, dhe s'do ta shkruaj as në vargun më me bujë, kjo do … Vazhdoni leximin e Lirikë për ty që të dua

Pellgu

Pellgu, pinjoll bastard i kënetës, me dërdëllitje zhabash ushqyer, nga që kishte veç llum brenda vetes, nga që s’bëhej dot lumë i rrëmbyer. Një ditë edhe shqiponjës po i thosh gjithë fodullëk e ligësi: ti sa më lart të fluturosh, aq më e vogël je për sytë e mij. Unë edhe malin, po të dua, … Vazhdoni leximin e Pellgu

Qeni gjeneral

Te një han, mbi një bregshesh, pas një lumi, nën një mal, ju s’e dini si u vesh qeni i Qukësit gjeneral. Te kjo grykë, ku mbiu ky han, pat kaluar me taborr kushedi ç’fatih sulltan, kushedi ç’dreq perandor. Ka njëmijë e nëntëqind vjet, që kur shkoi mbi urë, mbi hon, dhe Shkumbini iu duk … Vazhdoni leximin e Qeni gjeneral

Edhe te një kokërr gruri

Unë edhe te një kokërr gruri, brazduar mespërmes me rrudhëz, zbuloj një përkëdhelje burri, ndiej si merr frymë njeriu i punës. N'atë gatim, në gaz e halle të dritës, djersës, baltës, shiut, është vetë marrëveshja e madhe mes tokës, diellit dhe njeriut. Koçi Petriti Prush nëpër shekuj (1979)

Kau

Pas pune në krye të arës ulet, çlodhet e ripërtypet kau balash. Ia thith lëndina e qëndis lulet, të ndritshmet jargë si mëndafsh. I avullon djersa në shpatull, një zog mes brirëve ulet e çuket, i shkul ca lesh e rend në ndonjë hatull të thurë me të çerdhen e vet. Po një njeriu, të … Vazhdoni leximin e Kau

Lulekuqet

Nga cila zemër këtu ju keni mbirë te kjo lëndinë, anës gjoli, ç'njeri me plagë u zvarris për të pirë e ra përmbys buzë ujërave e më s'foli? Se ndërsa skuqni mbi këtë tokë të vlagët si kupa buzësh që kaltërsinë pini na bëni të mendojmë se ju veçse nga plagët, nga tjetër gjë nuk … Vazhdoni leximin e Lulekuqet

Fëmini

Shpesh rri e kruaj plagë thellë vetes, Vërsnikët shpesh ndërmënd më vinë. Për bukë misri ne tek “Furrë e vdekjes” Në radhë e ngrysëm hidhur miturinë. Kuptimin “Furrë e vdekjes” nuk e dinim, Se s’ishim aq të ditur, sa t’uritur, Por kur pa ngrënë binim që të flinim Mendoheshim për të ardhmen si të rritur. … Vazhdoni leximin e Fëmini

Bomba

Nën strehët e një shkëmbi ato i zbuloi shiu, Mbi to kishte klloçitur kaq herë porpolloku, Një ditë përmbi “lodrat” buzqeshje e diellit ngriu, Një ditë atje u zgjatën dy doçka çamarroku... Dy doçka kureshtari një dit’ atje u zgjatën, Me ligj të pakuptushëm vajtonin zogj e plepa, Me gishta të padukshëm dëshira që mbjell … Vazhdoni leximin e Bomba

Letër II

Për ty kam ndënjur von, po rri dhe sonte Vetvetes duf e mall kërkoj t'i shfrej, S'kam dashur që keqardhje të të zgjonte Një dobësi që tjetrit ia urrej... S'të lyp gjë ty me shpirt prej të sëmuri Edhe kur breng' e mall s'i shuaj dot, A do t'i shkonte, ndofta, kjo një burri Të … Vazhdoni leximin e Letër II

Në zemër

Në zemër kam kyçur mahnitjet Ndaj netëve perëndimtrëndafilta, Qiellin e spërkatur me qumësht hëne, Qiellin e arnuar me re vënde-vënde Ku yjet vështrojnë si nga dritare e muzgut. ...Në zemër ndiej botën e ardhme, Dëshira të reja si vajza të lira Që ndjellin vështrime pa frikë Si statujat e inauguruara. Në zemër kam kyçur dhe … Vazhdoni leximin e Në zemër

Mendoj e nuk fle

Po fle ti në gjirin e natës... Mbi faqe të qesh pafajësia, si flutura t'arta rreth llambës të sillen dëshirat e mija. Zgjat duart t'i kapësh në gjumë, po ikin ato, si ze dot. E si mund ta dish ti që unë mendoj e nuk fle për ty sot? Koçi Petriti Albumi i lirikave (2004)

Kali

E sollën ata nëpër natën e gjatë, e sollën Atë gjer këtu, na, merreni, thanë, ta keni dhuratë, t'i hipë më trimi nga ju! Na, merreni kalin, na hipeni kalin, përhapej një zë ogurzi, e ç'dorë e padukshme anonte vargmalin, e ç'burra po shtynte drejt tij? E s'desh dërgimtari asnjë lloj shpërblimi për kalin me … Vazhdoni leximin e Kali

Dallëndyshe

Së pari pak m’u lodhën sytë, Së pari pak, së pari pak, Se s’pashë dot një mal të dytë, Përballë mal, bunker përqark. Ah, të jem n'ëndërr, thashë e qesha, Po qeshja ime pikoi gjak, Të kapërxej ylberin desha, Përballë mal, bunker përqark. E nga që dot pas teje s’renda, Moj dallëndyshe që shkon larg … Vazhdoni leximin e Dallëndyshe