Isa Boletini

Fushë-Kosova desh një mal,
me Korabin tok të rrinin
dhe mbi djep të saj u ndal,
rriti Isë Boletinin.

Dhe kur nxin e bubullin
mbi Danub e mbi Ballkan,
balli i burrit Boletin
brof e bubullimat mban…

Koçi Petriti

Lulëkuqet (1985)

————

VARIANT:
Baladë për Isa Boletinin (Poezi të zgjedhura; 2006)