Poezia

Tani kam njohur shumë njerëz
dhe kë kam shok e mik e di
e s’hesht siç hesht njeriu-lavjerrës,
kur hesht mik zembereku i tij!

E di ç’kërkon prej meje koha,
e di dhe ajo ç’marr unë prej saj,
nëse me tjetër varg s’e ngroha
jemi të dy fajtorë pa faj!

Mbi gurët ku më shkeli këmba
me ecejak njëzet vjet rresht
kam shkelur edhe përmbi gjemba
e prapë s’më bënë dot të hesht.

Dhe nëse floku im ka zbardhje,
e udha ngrënie shollësh ka
nën të përditshmet vajtje-ardhje
zbulova zjarre të mëdha!

M’u grisën shollët, i arnova
e ç’gur desh më pengoi e di
e prapë mbi të unë shkela e shkrova
veç njerëzoren poezi!

Koçi Petriti

Të dashurova ty (1988)

————

VARIANT:
Poezia (Poezi të zgjedhura; 2006)

Advertisements