Një tufëz bar

Një tufëz bar me brishtësinë e barit,
një tufëz bar i butë si gëzof,
ka mbirë ku shkel këmbë e kalimtarit
dhe unë rri mendoj si filozof:

Pa shih, kjo brishtësi e butë,
asfaltin çau për dritë e kaltërsi,
eh, ç’mund të bëjë me këmbëngulje e luftë
njerëzimi i tërë i ngritur për liri!

Koçi Petriti

Të dashurova ty (1988)

————

VARIANT:
Një tufëz bar (Poezi të zgjedhura; 2006)

Advertisements