Ky popull

Të na shkulnin me gjithë rrënjë
                                                    na e bënë benë,
po ky popull s’është koka e Ali Pashë Tepelenës,
ky popull nuk shkulet,
                                    nuk mbartet mbi shpinë
as nga shekujt që shkuan,
                                          as nga shekujt që vijnë.

Koçi Petriti

Firma e popullit tim (1974)

Lulëkuqet (1985)