Arkiva Mujorë: Maj 2015

Gur mbi gur me gurë gjaku

Gur mbi gur me gurë gjaku Shkolla e Vashave u ngrit, po ç’kërkon Shahin Matraku, ç’bën këtu dhe ky komit? Rri ai në prag të shkollës, rri mbështetur mbi dyfek, nën opingë e ngrëna e shollës si thëngjill për udhë … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Evstrat Vithkuqari

Ç’dashka Porta e Lartë vallë, Ç’klithka Patrikana, Ku i nis kaq shumë tellallë, Ç’rrahin kaq kambana? Emrin shqip që shpall shqiptari E nëm “Hëna” e “Kryqi” Dhe mbi zverk i zbret hanxhari, Pa të shkruar gjyqi. Por pa shihni, kush … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Pellgu

Pellgu, pinjoll bastard i kënetës, me dërdëllitje zhabash ushqyer, nga që kishte veç llum brënda vetes, nga që s’bëhej dot lumë i rrëmbyer, një ditë edhe shqiponjës po i thosh gjithë fodullëk e ligësi: Ti sa më lart të fluturosh, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

E bukura

I dha krahina ç’djem që pati, e ç’burrë ish burrë u dha. E krali pret t’i shkojë te shtrati, Ajo, E Bukura. E gdhihen pleqtë shekullorë nën shekullorin rrap, që, thonë, i mbledh rrufetë në dorë e qiellit ia kthen … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Të zakonshmit

Tre të zakonshëm krejt ata, atje nën galeri, të tre me të zakonshmet gra, të vetmet perëndi. Dhe galeria seç u shëmb e dihet ç’mund të ndjesh, kur rreth e rrotull ti ke shkëmb e terr që të përqesh. E … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Baladë për Sali Butkën

Gjëma e gjaktë që gjet shteg e që dihet nga u nis, si dëborë e bërë ortek mal më mal u rrokullis. Mbi dy supe orteku u ndal, mbi dy supe orteku u rrit, njëri ish Gramozi mal, tjetri ish … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Monumenti

Kur thuhej se shqiptarët donin ta ngrinin Gjergjin mes Tiranës, i shqetësuar Jakomoni i shkruante urgjentisht Çianos. Dhe konti Çiano Musolinit dhe Musolini Jakomonit: “Më mirë duart lart t’i ngrinit nëse këtë s’do ta sfidonit. Daljen në skenë të Skënderbeut … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Isa Boletini

Fushë-Kosova desh një mal, me Korabin tok të rrinin dhe mbi djep të saj u ndal, rriti Isë Boletinin. Dhe kur nxin e bubullin mbi Danub e mbi Ballkan, balli i burrit Boletin brof e bubullimat mban… Koçi Petriti Lulëkuqet … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Baladë për Themistokli Gërmenjin

Trembëdhjetë Bilbilenjtë vanë vetë në litar kush kërkoi krëhër të krihej, kush të dridhte një cigar. Kush kërkoi të hidhte valle, kush mbi shkëmb si shkëmbi ngriu rritej nga çdo vdekje e madhe kapedan Themistokliu. Dhe në prag të pushkatimit … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Lulëkuqet

Nga cila zemër këtu ju keni mbirë te kjo lëndinë, anës gjoli, ç’njeri me plagë u zvarris për të pirë e ra përmbys buzë ujërave e më s’foli? Se ndërsa skuqni mbi këtë tokë të vlagët si kupa buzësh që … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Vallja gorare

Me një shtyrje gjuri ngjitet, me një thyerje gjuri zbret, sikur ecën nëpër vitet e çon historinë e vet. Me çdo palë fustanelle fllade mbledh, furtunë përcjell, herë muros një mur kështjelle, herë përkulet, lule mbjell. Sa shpalos një shenjë … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Lisi

Pat parë kungulli hardhinë përdredhur pas një lisi, dhe hop mbi gardh e bot mbi shpinë t’i ngjitet lisit nisi. Dhe kur në majë u ngjit me vrull, e ndjeu veten mbi fron, sa vjet je ti, i tha fodull, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Shqiponjat

Kishte ardhur nga dhera të tjera më i egri armik ndër armiq siç vjen dimri e hyn tek pranvera siç vjen gjarpri e shkel mbi iriq. Kur mes tyre u shfaq majë kalit pa se syri asnjërit s’iu tremb, ata … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Poezia

Tani kam njohur shumë njerëz dhe kë kam shok e mik e di e s’hesht siç hesht njeriu-lavjerrës, kur hesht mik zembereku i tij! E di ç’kërkon prej meje koha, e di dhe ajo ç’marr unë prej saj, nëse me … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Dhimbja e poetit

Nga dhimbja ime dalin zogj, skifterë hapësirash e ç’kam në zemër e shkërmoq në copra xhevahiresh. Se copra xhevahiresh ndaj me vargun tim blatonjës e pasuri për vete mbaj veç pendën e shqiponjës. Koçi Petriti Të dashurova ty (1988)

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Gratë

Në ndodh të grindemi me gratë, kjo ka një shkak universal që jeta s’është as muaj mjalti dhe as piknik e festival. Por po të flisnim veç për grindje, pa çmuar dashurinë për to, do të ish një lloj sikur … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Bishti

Dhe s’kishin mall për punë dhe ngroheshin më nge e tjetrit bisht i vunë, një bisht që askush s’e sheh. Ia zgjatnin, ia shkurtonin, pas shpine sigurisht, e njëri-tjetrin shponin: Shiko, se ç’bisht, për Krisht! Ata që mendjen s’vranë të … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Mall

Udhëve të Korçës veç dëborë bie, jo s’qenka dëbora, po mall fëmijërie, sikur të mos ishte kjo dëborë malli do t’isha i vdekur, ndofta që së gjalli… Koçi Petriti Të dashurova ty (1988) Variant: Udhëve të Korçës veç dëborë bie … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Një tufëz bar

Një tufëz bar me brishtësinë e barit, një tufëz bar i butë si gëzof, ka mbirë ku shkel këmbë e kalimtarit dhe unë rri mendoj si filozof: Pa shih, kjo brishtësi e butë, asfaltin çau për dritë e kaltërsi, eh, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Lokomotiva

Në ndodhtë                         të dremit,                                               të fle e s’ndiej                     si pulsi                    … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Dashuria

Ish një vajzë                    e ish një djalë, vajza e donte                      e djali e donte, po Shkumbini i madh me valë i kish ndarë e s’i bashkonte. Dhe thërrisnin:                         Ooo, të dua, po kjo klithmë e lashtë fjalësh u dëgjohej:                 Jooo, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Ky popull

Të na shkulnin me gjithë rrënjë                                                     na e bënë benë, po ky popull s’është koka e Ali Pashë Tepelenës, ky popull nuk shkulet,                                     nuk mbartet mbi shpinë as nga shekujt që shkuan,                                           as nga shekujt që vijnë. Koçi Petriti Firma … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me ,

Këngëtari meskin

Këngën e zhabave                              këndon bota e tij lirike në pellgun                 e një ëndërrimi                                           shterp                    … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Motiv i shkuar

Pas frëngjive u treta, pas qelqeve plasa, rrëmbemë, o bir trimi, larg nën sqetull! Kam parmendën mbrehur dhe më ze bar brazda, moj shamigremisura mbi vetull! Brazdën ta hap unë, vetëm bëmë grua, nënë trimash bëmë! Ty po të rrëmbeva, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Kombajnerja e parë

Zbriti ajo,              u zgjati dorën,                                 i përshëndeti me radhë, kish dorë të zakonshme,                                     përshëndetje të zakonshme,    … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Lirikë e fjalëve të përsëritura

Ai ia prek flokët dhe ia ngatërron nëpër gishta, ajo një kopsë të këmishës ia shtyp me thua, vesa pikëzon mbi lirishta, shelgjet rrinë varur mbi përrua. E marr me mend ç’i thotë ai tani dhe ç’i përgjigjet ajo në … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Golomarja

(baladë) Gruaja e Sofrës nëna Golomare ish dhe shtëpiake, ish dhe luftëtare. Gatuante te Sofra bukë për burra moti dhe të ngrohtë ua çonte djemve te Sopoti. Foshnjën lidhur djepit hidhte përmbi shpinë, gjurmën buzë shkrepit, hijen mbi greminë. Turravrap … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Ura e Bushtricës

Unë i shoh gjith’ urat nga ura e Bushtricës: ja ur’ e Qabesë, ja e Drashovicës. Sa herë që prek urën, vjen që thellë tabanit klithma e nizamëve, krisma e partizanit. Ura sheh mbi kohrat që djemtë peng i mbanin, … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Na zuri muzgu përmbi kodër…

(Motive studenteske) Na zuri muzgu përmbi kodër, Në një bot’ ëndrash dhe përrallash, Mes shelgjesh dridhet gjol’ i vogël, Si sy i bukur mes qepallash. Ne heshtim, heshtim. Pa kujtuar Një shpend na brofi pas një drize, E trëmbur ti … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Balladë liqeni

Në mëngën e gjolit, ku çurkat shpesh vijnë, Marr grepin dhe pres fillikat, Kur hëna, si vajzë që fsheh me turp gjinë, Lëndinat me nur i spërkat. Kli-kliu, kli-kliu me britma të brishta Këndesk’ e kënetës këlthet, Kalimthi shkund shapka … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me

Këngë suljote

Gjoli me gishtrinjt’ e erës Leshrat-dallgë ngre. Dallg’ e gjolit plot potere Rreh kalanë, rreh… Brënda, lidhur këmb’ e kokë Hesht “rebeli”, hesht. – Hej, harbut – halldupi thotë, Ë, s’të shtyp si plesht? Katër hapa larg prej robit Pret … Vazhdoni leximin

Postuar tek Koçi Petriti | Etiketuar me