Dielli pushin pjeshkave ua zverdhi,
Dhe me doçka degësh flokët kreh,
Dallëndyshja që nga lumi erdhi
Të mëkojë zoçkat në fole.
Dielli skuqi faqet e qershive,
Sikur lëng mbi to i kulloi gjiri,
Ikën shpejt pëllumbat prej çative,
Ku kobet maçoku bojëhiri.
Koçi Petriti
Lirikat e majit (1962)
————
VARIANT:
Fillim vere (Lirikat e majit; 2002)