Me doçkat e mpira nga era,
Godet jashtë kumblla mbi xham,
Sikur t’i kem frikën misterit,
Un’ kokën e fsheh nën jorgan.
E mbolli atë nëna ime,
E mbolli, e ndjera, atje,
Që unë, gjithnjë, nër mendime
Të bie për të dhe kur fle.
Koçi Petriti
Lirikat e majit (1962)