Ara e vetme

Në faqen e një kodre shkuan Xhandarë nga qyteti, Ca gërma të mëdha gërmuan Dhe shkruan: “Rroftë mbreti”! Tek ar’ e vetme erdh’ fshatari Me qetë, elb të mbillte, T’ushqente shtatë zbatharakë Dhe gruan që për vit i pillte. Si gur sinori bujku mbeti E s’dinte nga t’ja mbante; I ngjau sikur mbi “Rroftë mbreti” … Vazhdoni leximin e Ara e vetme

Ti dhe jot bijë

Unë shkoj me libra ndënë sqetull, Ti në prak rri ulur dhe tjerr lesh, Mirmëngjes, moj teto vetullvrejtur, Që në fshat veç mua më buzëqesh! Teto, teto, shpesh ti ma ze rrugën, Pa më pyet vënd edhe pa vënd, Nëpër duar nis ta shpejtosh drugën, Sikur don të tjerrësh trillin tënd. Pa më flet për … Vazhdoni leximin e Ti dhe jot bijë

Janë rënduar pemët dhe drithërat

Janë rënduar pemët edhe drithrat, Po piqet pjepri, Thahet thupr’ e thanës, Del vjedhur nuselalës që nga hithrat, Përgjon fenerët e kombajnës. Dua të më zerë sonte nata, Ku grunjat ecin varg si gra të rënda, Ku vajzat hedhin vrahun me lopata Dhe breshk’ e ngathët fshihet nëpër shpëndra. Në qerre do të hyp si … Vazhdoni leximin e Janë rënduar pemët dhe drithërat

Dikur

Dikur, në fëmini, kur s’dija mirë Pse shfrynte “shpend i hekurt” mbi katunde, M’i bëri nëna flokët të lëpirë, Siç bën me gjuhë delja shqerrën rudë. Pastaj mes partizanëve më shpuri Me kokë, vështrimëmbël – ec – më tha, Si më lëshoi mbi gjunjët e një burri, Më shpoi: “Hë, puthe de, ësht’ yt vëlla!” … Vazhdoni leximin e Dikur

Mes grynjash

Po shkoj për gjah nër ara, Mes grynjave majoshe, Kur, fup, më del përpara Një shkurtë pikaloshe. Më dolli fillja vetë, Më çast e për çudi, Në zemrën e pa qetë, M’u ndez një mall i ri. E ndoqa çifte ngrehur, Por kot, ajo s’u ndal; Më la ashtu të dehur, Nën zjarrin djaloshar. Më … Vazhdoni leximin e Mes grynjash

Lirika e majit

Thonë maji qënka çapkën vetë, Thonë se në maj as pleqtë s’krrusen, Ndaj i fsheh bilbilat nëpër fletë, Të përgjojnë çiftet kur të puthen... Thonë maji qënka çapkën vetë, Mik i kaltër, shpend’ i hapësirës, Ndaj i niska vajzat larg me djemtë, Ndaj ua xhveshka llërët pas dëshirës. Thonë maji qënka çapkën vetë, Në parfum … Vazhdoni leximin e Lirika e majit

Rivalët

E fshehën prapa krahësh hënën retë, Si prindër fanatikë e të padalë, Ne jemi dy, Përcjellim një të tretë, Dy shokë, Sot, padashur, dhe rivalë. Më dysh i ndau retë hën’ e zbetë, Dhe shtiri syt’ e bukur mbi zabel; Ne jemi dy, Përcjellim një të tretë, Po nuk e dimë Ajo kë po përcjell. … Vazhdoni leximin e Rivalët

Në dhomë

Trokite ti në derën e beqarit Dhe hyre kokëulur, ndezur prush, Un’ rrija dhe lexoja pranë zjarrit, Pa pritur sot vizitë nga ndokush... Ç’kërkon tek unë ti, moj, fqinja ime, Që hesht e s’ulesh, hesht e s’ikën dot? Kuptoj se ke një lëmsh me ngashërime, Po gjuha jote e lidhur s’po m’i thotë. Un’ dorën … Vazhdoni leximin e Në dhomë

Më prit kështu si jam

Un’ çelsin zemrës sate s’do t’ja vjedh Me lajka, dinakri e sentimente, As ligjërim të zjarrtë s’do të zgjedh Që të të bëj për vete. Pa psherëtima pritmë, pa kurorë, Veç bardhësin’ e shpirtit të sjell prikë; Një karafil të kuq do mbaj në dorë, Të hyj në kopshtin tënd pa frikë. Koçi Petriti Lirikat … Vazhdoni leximin e Më prit kështu si jam

Gjethi dhe dashuria

Si lotët e një vashe që humbi dashurinë, Këputet gjeth’ i plepit e ndehet përmbi dhe. Dhe këmbët udhëtare e shkelin pa mëshirë, Siç shkelet dashuria që s’mbetet më e re. Po koha do të shkojë, pranvera prap do vijë, Prej gjethit të zverdhuar do lindë gjeth’ i ri, Si vajza e paputhur, i pastër … Vazhdoni leximin e Gjethi dhe dashuria

Natë

Ra nata mbi barin e larë nga shiu, Antenat i nxjerr çdo kërmill, Nër mezhda, ku s’ndihen më hapa njeriu, Këndon karkaleci jeshil. Kallinjtë me krahë i çik lakuriqka Mustaqja mustaqen e shtyn, Mbleth bishtin nën plisa hardhucka me pika, Insekt’ i padukshëm pështyn. Dhe plepat, pojakët e natës, nër fusha, Diç flasin e shpohen … Vazhdoni leximin e Natë

Fillim vere

Dielli pushin pjeshkave ua zverdhi, Dhe me doçka degësh flokët kreh, Dallëndyshja që nga lumi erdhi Të mëkojë zoçkat në fole. Dielli skuqi faqet e qershive, Sikur lëng mbi to i kulloi gjiri, Ikën shpejt pëllumbat prej çative, Ku kobet maçoku bojëhiri. Koçi Petriti Lirikat e majit (1962) ------------- VARIANT: Fillim vere (Lirikat e majit; … Vazhdoni leximin e Fillim vere

Përshkrim mëngjesi

Kam dalë që me natë tek ballkoni, Dhe shoh në lindje qiellin përmbi mal, Atje ku dielli lind ngjyrëlimoni, Qëndisur rreth me fasha portokall. E pastër kup’ e qiellit, pa një njollë, Si faqe vajze trembëdhjetë vjet, Posht’ mjegulla përhapet fjollë-fjollë, Pa shkrihet dalngadalëz dhe humbet. Koçi Petriti Lirikat e majit (1962)

Plaku erdhi në mesnatë

Xha Lipja erdhi në mesnatë, S’e zgjoi plakën; Tërë vrer, I hoqi çizmet lyer baltë, Dhe ra përmbys përmbi minder. Xha Lipja shkon në shkollë nate, Po shkon, s’ka gjë se është gjysh, Rreh er’ e marrë mbi kanate, Po gjyshi s’fle; Ka marrë dysh. “Un’ dysh, me një shtëllungë thinjë...” Si dif’ i mundur … Vazhdoni leximin e Plaku erdhi në mesnatë

Drita e kandilit

Kur nata ndehet përmbi fshat, Kur gjë e gjallë s’pipëtin, Unë ec, Në dorë kam një stap, Nën sqetull – libra për mësim. Trokas e futem me kujdes Në sobë fshati posteshtruar, Po ndofta erdha këmbëters, Se dritat sonte qënkan shuar. Errsira me kandilin qesh, Kur gjuhën lot si llafazan, Një radio qoshes rri memec, … Vazhdoni leximin e Drita e kandilit

Vogëlushja me abetare

Të shoh kur përmbi letër derdh vështrimin Edhe me gishtkë rrokjet i ndjek pas. Sa ëmbël nxjerr nga goja belbëzimin, Shpesh buzët mengadalë i përplas. Mbi faqe abetaresh ti humbet, Mendohesh, fluturon e qesh me vete, Çdo “lule” ty të duket sikur flet, Për prralla-mrekulli të kësaj jete. Pa dashur edhe unë mendoj pakë, Për … Vazhdoni leximin e Vogëlushja me abetare

Mikpritje

Qielli në fytyrë prap u prish, Nga mërzitja, vjell shtëllunga tymi, Mbi tastiera rrugësh e çatish, Retë derdhin notat e një hymni. Unë fushës rend pas vija qerresh, Çizmet gjith inat në balt’ i ngjesh, Sikur mbaj mbi sup halle të mjerësh, Sikur tall këtë rebel rrebesh... Pllaq e plluq po shkel, ësht’ udh’ e … Vazhdoni leximin e Mikpritje

Kur shoku fle

Ti po fle, o shoku im, po fle, Unë zgjuar numëroj gërhitjet: S’të pengoj në ëndrat që po sheh, Se vetmia kurrë s’më mërzitet. Dua, kur jam vetëm, të thur vargje, Dua përmbi letër të ndez zjarr! Vargu im të derdhë, nëpër faqe, Ëmbëlsin’ e shpirtit djaloshar. Erë fryn përjashta, është natë, Fshati fle po … Vazhdoni leximin e Kur shoku fle

Pranvera

Qepallat kur i hapi pranvera një mëngjez, Ngadalë kurm’ i tokës nga afsh’ i saj u ndez; Me doçkëza fërkoi jeshilin e përgjumur, Pa siti nëpër zemra sërish ëndrën e bukur, Si çupë faqeshpuzë shëtiti mes për mes. Nën velin e mëndafshët, pranvera zbuloi gjinë, Burbuqet çelën buzët, tërfilët krahët shtrinë, E dehu gjithësinë me … Vazhdoni leximin e Pranvera

Mëngjesi

Mëngjesi i hapi kanatat, Ngadalë qetsia u shkri, I ftohtë ish ajri i natës, Si çifti që s’ka harmoni. Qyteti me diellin ka lindur, Një vajzë heq portën nga pas, Çdo takë mbi gur lë një tingull, Si dridhja e zemrës në gas. Në punë shkon djali shpirtlehtë, Nën sqetull “mëngjesin” e merr, Pas gushe … Vazhdoni leximin e Mëngjesi

Kur mblidhen vërsnikët

U mblodhën prap vërsnikët e shpërndarë Në viset e Atdheut, Larg shtëpisë, Sikur i thirri tel i një kitare, Me zërin misterioz të dhëmshurisë. U mblodhën prap çapkënët e dikurshëm, Me ballin mbushur plot me brazda jete; Dikur u nisën shtigjeve, të turpshëm, Tashti sikush një botë sjell me vete. Plot gas, plot drithërime zemra … Vazhdoni leximin e Kur mblidhen vërsnikët

Çupkave

Moj çupka, që s’e prishni gjumin fare, Se ka se s’ka në qiell yj e hënë, Ju s’dilni vonë vjedhur në dritare, Të bëni bisedime me çapkënë. Moj çupka, q’u ka puthur vetëm era, Të njoma si dhe ndjenjat që ju flenë, Kanatat kur të hapin për ju zemrat, Do bëheni binjake me rrufenë. Koçi … Vazhdoni leximin e Çupkave

S’ngiten vajzat

Një vajzë flokëverdhë sybajame, Kalon në rrugë vetëm, tërë gas, Ja puth puhia faqet ngjyrëalle, Vështrimi djaloshar i vete pas. Një grup me djem të vegjël, lehtë lehtë, Me kumblla e godasin në fustan. Eh, kur të rriti ju do ta kuptoni, Që s’ngiten vajzat rrugës, mor shejtanë. Koçi Petriti Lirikat e majit (1962)

Lamtumirë

Ti po shkon, dallëndyshe, tej visesh, Qoshkun tim e le shkretë tani; Vogëlushe, sa fort po më dhimbsesh, Të kam dashur si nxënsit e mi. Fluturo ti nër qiejt e nxirë, Ku agimet spërkaten me gjak, Në dëgjofsh diku krisma zinxhirësh, Zbrit flladite pak bujkun zezak. Mos u trëmb po t’u duk vështrim-egër, As kur … Vazhdoni leximin e Lamtumirë

Ajo si nëna ngjet

Ajo si nëna ime ngjet, si nëna, Asaj ja dua sharpin dhe fustanë, Kur thinjë mbas dritares dërgon hëna, Dëshir’ e njëri tjetrit na rri pranë... Ajo më ngjall në zemër mall e hir, Të dyve plagë jeta na ka lënë: Në gjum’ ajo thërret:                 “Ku ndodhesh, bir?” Në gjum’ un’ e thërres:                 “Ku ndodhesh, … Vazhdoni leximin e Ajo si nëna ngjet

Ballada e zogut

Shkëmbinjve të huaj përplasi stuhija, Një zog që me të u përlesh. Larg vëndit të dashur, Mbi varrin e tija, Askush nuk e qau e s’e desh... As lule, As gjëmba, s’i mbollën mbi vete, Askush s’e përfilli atje, Ndaj zogu pa emër Vendosi mos tretej Nën varrin e zi, pa atdhe... Nga mall’ i … Vazhdoni leximin e Ballada e zogut

Sytë

Ajo m’i qepi gjatë syt’ hetonjës Me një guxim të rrallë femëror. Shikimi im u tremb, si shqerk’ e njomës, I shkau mbi gush’ iu tret mbi mbi kraharor. Ajo vështronte, un’ i ndrojtur zjenja, Nga re mendimesh balli fort m’u vrejt, Një çast provova fshehtas shumë ndjenja, Në gjelbërime shpresash humbur krejt. Po kur, … Vazhdoni leximin e Sytë